Manxhuka liston përpjekjet e VV-së përgjatë 2025

Arlind Manxhuka, zedhenes i VV-se

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Arlind Manxhuka, ka publikuar një postim të detajuar në Facebook, ku ka renditur të gjitha përpjekjet dhe iniciativat që, sipas tij, LVV-ja ka ndërmarrë gjatë vitit 2025 për të dalë nga bllokada politike, duke akuzuar ish partitë opozitare për qasje “barrikaduese”.

Manxhuka ka paraqitur një kronologji të takimeve, ftesave dhe vendimeve institucionale që, sipas tij, LVV-ja i ka ndërmarrë për të mundësuar formimin e qeverisë dhe funksionalizimin e institucioneve:

  • 9 shkurt 2025 – mbahen zgjedhjet parlamentare;

  • 6 prill 2025 – VV dërgon ftesë për kryetarin e LDK-së, e cila refuzohet;

  • 30 prill 2025 – ftesë për kryetarët e PDK-së dhe LDK-së; LDK refuzon, ndërsa PDK kushtëzon me emrat e kabinetit;

  • 5 maj 2025 – ftesë e re për takim me kryetarin e LDK-së, sërish e refuzuar;

  • 26 qershor 2025 – shpallet aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese;

  • 27 qershor 2025 – VV fton të gjitha subjektet parlamentare në takim;

  • 27 qershor 2025 – Albulena Haxhiu deklaron se tërhiqet nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë;

  • 26 gusht 2025 – pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërrohet emri për kryekuvendar dhe votohet Dimal Basha;

  • 26 tetor 2025 – VV nuk merr votat e nevojshme në Kuvend për formimin e qeverisë, me opozitën që nuk voton;

  • 30 tetor 2025 – VV propozon në Kryesi të Kuvendit formimin e komisioneve dhe tejkalimin e sfidave si Buxheti 2026, buxheti i RTK-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare; opozita refuzon;

  • 4 nëntor 2025 – VV mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër, por opozita përsëri nuk voton;

  • 19 nëntor 2025 – VV thërret seancë për Buxhetin 2026, buxhetin e RTK-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare; opozita bojkoton;

  • 19 nëntor 2025 – Kuvendi mban seancë për mandatarin e dytë, Glauk Konjufcën, por opozita nuk voton.

Përmes kësaj liste, Manxhuka pretendon se LVV-ja ka ndjekur një qasje konstruktive gjatë gjithë vitit 2025, ndërsa fajëson PDK-n, LDK-n dhe AAK-n për mosbashkëpunim dhe bllokim të proceseve kyçe për funksionimin e shtetit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika