Maqedonci: Në çdo etapë të rrugëtimit tonë për liri, gratë kanë dhënë kontribut të paçmim

Në nder të 8 Marsit – Dita Ndërkombëtare e Gruas, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kujtuar kontributin e grave përgjatë historisë dhe luftës së popullit tone për liri. Ai ka thënë se barra shumë të mëdha u janë lënë grave dhe se gjithmonë duhet ta njohim kontributin e tyre

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe ushtaraket e zyrtaret e ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së kanë shënuar 8 Marsin.

Maqedonci ka thënë se muaji marsi ndërlidhet me qëndresën tonë për liri, demonstratat e 81-tës dhe Epopen e UÇK-së, dhe se në çdo periudhë kontribut kanë dhënë edhe gratë.

“Në kohë lufte ishin pikërisht gratë ato që dëshmuan se rolet gjinore të paracaktuara janë të pakuptimta, se kur bëhet fjalë për atdheun zhduken të gjitha kufizimet gjinore, atdhedashuria bëhet forca e vetme shtyese për t’i bërë ballë gjithçkaje. Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ku ka fillet Forca e Sigurisë së Kosovës nuk e përbënin vetëm burrat, në rradhët e kësaj ushtrie ishin edhe gratë, të cilat iu bashkuan fronteve të luftës si ushtare, por dhe si mjeke e infermiere”, ka shkruar ministri.

Ai ka përmenduar Xhevë Lladrovcin, Myrvete Maksutajn, Hyrë Eminin, Yllka Domin, si disa nga gratë dëshmore që luftuan deri në momentin e fundit të jetës së tyre.

“Sot e përjetësisht duhet ta njohim kontributin e grave që nuk janë më dhe të luftojmë bashkë me gratë për më shumë të drejta. Është pikërisht shembulli i këtyre grave që të bën të kuptosh se gratë e burrat vërtetë nuk janë të njejtë por janë të barabartë. Këtë e dëshmoni dhe secila prej jush që sot bartni uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Ministri ka shtuar se barra shumë të mëdha u janë lënë grave dhe se sipas tij, jo vetëm që gratë e kanë emancipuar veten por prej tyre pritet edhe emancipimi i shoqërisë.

Mes të tjerash, Maqedonci ka theksuar se teksa sheh që komandante supreme e FSK-së është presidentja Osmani, “e di se jemi në rrugë të drejtë të shtetndërtimit bazuar në vlera, e të krijimit të një ambienti të sigurt për çdo shtresë të shoqërisë e për çdo pjesëtar të komunitetit”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika