Maqedonci në Pragë kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është duke marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes ka kërkuar përkrahje për anëtarsimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është duke marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC), vendeve të Grupit të Vishegradit (V4), si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB), që po zhvillohet sot në Pragë të Republikës Çeke.

Ky është takimi i parë që zhvillohet në këtë format të zgjeruar dhe që ka për qëllim zhvillimin e diskutimeve mbi sfidat aktuale të sigurisë që vijnë si pasojë e ndikimit të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe zhvillimeve aktuale në Lindjen e Mesme.

“Gjatë fjalës së tij në këtë takim, ministri Maqedonci nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa njëkohësisht i informoi të pranishmit për kontributin e vendit në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Ministri Maqedonci ka sjellë në vëmendje orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO dhe kërkoi përkrahjen politike e vendeve pjesëmarrëse në këtë format për realizimin e këtyre aspiratave të Republikës së Kosovës, për të mundësuar kontribut më të madh për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë.

“Bashkëpunimi i Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defence Cooperation – CEDC) është iniciativë e bashkëpunimit ushtarak të vendeve të Europës Qendrore si: Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia dhe Polonia që ka statusin e vendit vëzhgues”, thuhet në njoftim.

Katër nga këto vende (Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia) përbëjnë njëkohësisht Grupin e Vishegradit. Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia ishin vendet e Ballkanit Perëndimor të përfaqësuara në këtë ministerial.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika