Maqedonci: Parakalimi i FSK-së, shenjë e forcës dhe e përkushtimit ndaj sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe i Policisë së Kosovës është një simbol i forcës dhe i përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të saj.

Parakalimi u mbajt për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë, teksa Maqedonci ka thënë se edhe 25 vjet pas marshit të UÇK-së shumëçka ka ndryshuar, por emocionet mbesin të njëjtat.

“Trina, Arbëri, Zana e Klintoni, Melosi dhe Arbesa janë në mesin e mbi 1500 ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që marshuan sot me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Me ta ishin edhe Leotrimi, Drini, Luani e dhjetëra tjerë ushtarak të rinj, fëmijë e familjarë dëshmorësh të UÇK-së e që janë dëshmia më e mirë e vazhdimësisë sonë për liri, siguri e sovranitet. 25 vite pas marshit triumfues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumëçka ka ndryshuar, por emocionet dhe ndjenjat mbesin përjetësisht me të gjithë ne. Sikur edhe amaneti i përbashkët që ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë!

Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës, i organizuar për këtë rast të veçantë, është një shenjë e fuqishme e forcës dhe përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të saj.  Në këtë paradë, u shfaq po ashtu një pjesë e fuqisë sonë bashkëkohore dhe angazhimi për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin tonë në mënyrë të përkushtuar”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Marshi i UÇK-së, ka theksuar Maqedonci, ishte shenjë e qartë e vendosmërisë së popullit të Kosovës për të fituar lirinë.

“Në këtë 25-vjetor të Çlirimit të Kosovës, ndjejmë thellësisht rëndësinë e marshimit triumfues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999, së bashku me trupat mike të NATO’s që ndaluan dhunën e gjenocidin ndaj popullit të Kosovës. Kujtojmë me respekt dhe admirim guximin dhe përkushtimin e tyre për të luftuar për lirinë tonë. Marshimi i tyre triumfues ishte një shenjë e qartë e vendosmërisë së popullit tonë për të përballuar sfidat dhe për të fituar lirinë dhe pavarësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në këtë ditë të rëndësishme, kemi një ndjenjë krenarie për të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Le të festojmë bashkë këtë ditë të madhe të historisë sonë dhe të përkujtojmë me krenari dhe respekt gjeneratat e mëparshme dhe të tashme që kanë luftuar dhe vazhdojnë të japin kontribut për lirinë dhe pavarësinë tonë. Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur, dhe sot festojmë dhe mbrojmë me krenari trashëgiminë tonë historike.  Gëzuar 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës!”, ka shtuar Maqedonci.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika