Mariupoli refuzon ultimatumin e Rusisë

Forcat ukrainase kanë vazhduar të mbrojnë qytetin e Mariupolit, përkundër ultimatumit që iu ishte dhënë nga Rusia

Ushtria ukrainase ka vazhduar ta mbrojë qytetin e Mariupolit, përkundër ultimatumit që kishte marrë nga Rusia. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë të Mariupolit, të dielën për CNN.

Një këshilltar i kryetarit të Mariupolit ka reaguar ndaj kërkesave të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë që ushtarët ukrainas, që ende po rezistojnë në këtë qytet të dorëzohen.

Members of the Donetsk People's Republic militia walk past damaged apartment buildings near the Illich Iron & Steel Works Metallurgical Plant in Mariupol, Ukraine, on April 16.
Mariupol, Ukrainë

Petro Andriushchenko ka thënë se pavarësisht invazionit rus dhe ultimatumit, forcat ukrainase do të vazhdojnë të luftojnë.

“Të shtunën pasdite, okupatori njoftoi se do të ofrojë “një korridor dorëzimi” për trupat ukrainase që kanë mbetur. Por, mbrojtësit tanë do të vazhdojnë mbrojtjen”, ka shkruar Andriushchenko në Telegram.

Ai thotë se rezistenca e forcave ukrainase në Mariupol vazhdon përtej fabrikës së çelikut Azovstal, ku është duke rezistuar një batalion i forcave ukrainase.

“Ndonëse okupuesi dëshiron të paraqesë se rezistenca është limituar në vetëm fabrikën e çelikut Azovstal, realiteti nuk është i tillë”, ka thënë Andriushchenko.

Refuzimi nuk i ka pëlqyer forcave ruse, ndaj edhe kanë paralajmëruar “eliminim” të rezistencës.

An aerial view taken on April 12, 2022, shows the city of Mariupol, where officials say up to 22,000 people may have died.
Mariupol

Ministria pohoi gjithashtu se sipas ushtarëve ukrainas që ishin dorëzuar më parë “ka deri në 400 mercenarë të huaj që iu bashkuan forcave ukrainase” të bllokuar në fabrikën e çelikut, duke përfshirë, evropianë dhe kanadezë.

A Mariupol resident looks at a building near the Illich metallurgical plant damaged during heavy fighting between Ukrainian and Russian forces.

“Në rast të rezistencës së mëtejshme, të gjithë ata do të eliminohen,” tha ai.

Qyteti i Mariupolit ka qenë nën rrethim për më shumë se një muaj, me viktima të rënda dhe një pjesë e madhe e qytetit nga është shkatërruar nga granatimet. 

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika