Marrëdhëniet me ndërkombëtarët, Sarrazin: Rruga që po ndjek Kurti mund të mos jetë e mirë në interesin e Kosovës

I derguari i posaçëm i Gjermanise per Ballkanin Perendimor, Manuel Sarrazin, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia më shumë vullnet politik dhe palët të ndërmarrin veprime konkrete, lidhur me çështjen e dialogut

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë, Manuel Sarrazin.

I derguari i posaçem i Gjermanise per Ballkanin Perendimor, Manuel Sarrazin, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kërkoi më shumë vullnet politik dhe palët të ndërmarrin veprime konkrete, pasi sipas tij, nuk është detyra e Bashkimit Evropian të jetë arbiter.

Emisari gjerman kërkoi që Serbia të shkojë në rrugën drejt BE-së dhe kërkoi nga Beogradi të vendos sanksione ndaj Rusisë.

Për sa i përket marrëdhënieve të Kurtit me ndërkombetaret, Sarrazin tha se nuk është në interesin afatgjatë te Kosoves që të humb mundësitë drejt BE-së.

“Rruga në të cilën po ecën qeveria e zotit Kurti në dialog, në planin afatgjatë, kam frikë se kjo mund të mos jetë e mirë në interesin e Kosovës, për afrimin me Bashkimin Evropian. Kam frikë se kjo mund të çojë më shumë në një drejtim të mbështetjes tek vetja dhe humbjes së mundësive për të shkuar drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Sarrazin për abcnews.al.

Emisari gjerman komentoi edhe samitet e mbajtura në Tiranë dhe bëri thirrje qѱ të mos përdoret e kaluara për të rritur ndjenjat nacionaliste, por vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku për të shkuar drejt Bashkimit Evropian.

“Mendoj se nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë ide të përgjithshme të samitit, i cili u organizua për të treguar se Moldavia, Ukraina dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë bashkë dhe së bashku mund të arrijnë shumë dhe duhet ta shohin njëri-tjetrin pozitivisht, kuptojnë dhe dinë se çdo hap që bën një nga këto vende do të ndihmojë gjithashtu të tjerët. Kjo është shumë pozitive. Dhe gjithashtu kjo, ajo që ndjeva si atmosferë mes liderëve, ishte shumë e rëndësishme. Dhe më pas, Tirana mundi të jepte një mundësi për një takim dypalësh të zotit Zelenski dhe zotit Vuçiç, i cili natyrisht ka disa synime, të cilat ju e dini, ndoshta edhe të dobishme për palën serbe, por gjithsesi, është një fazë e mirë, padyshim”, ka thënë Sarrazin.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika