Marrëveshja për armëpushim në Gazë “s’ka gjasa të arrihet para përfundimit të mandatit të Bidenit”

Zyrtarët amerikanë besojnë se një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit nuk do të arrihet para përfundimit të mandatit të presidentit Biden, ndonëse negociatat kanë vazhduar për muaj me radhë

Gaza, Palestinë

Zyrtarët amerikanë besojnë tashmë se një marrëveshje armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas nuk pritet të arrihet përpara përfundimit të mandatit të presidentit Joe Biden në janar.

Lajmi u njoftua të enjten nga gazeta amerikane ‘Wall Street Journal’.

Gazeta citoi zyrtarë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Pentagon, por pa i përmendur ata.

Uashingtoni ka thënë më parë se 90% e marrëveshjes për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ishte arritur, ndërsa nënpresidentja Kamala Harris ka thënë vazhdimisht se Uashingtoni ka punuar “pa pushim” për të arritur një marrëveshje, raporton VOA.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që kanë shërbyer si ndërmjetës në bisedime si Katari dhe Egjipti, kanë bërë prej muajsh përpjekje për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, por pa arritur ta finalizojnë.

Negociatat kanë vazhduar për të hequr dy pengesa: kërkesën e Izraelit për të mbajtur forcat e tij në korridorin e Filadelfit me synimin për të ruajtur një territor neutral mes Gazës dhe Egjiptit, si dhe mbi specifikat e shkëmbimin të pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë që mbahen nga Izraeli.

Presidenti Biden paraqiti një propozim me tre faza për armëpushim më 31 maj, për të cilin tha në atë kohë, se Izraeli kishte rënë dakord. Marrëveshja ka hasur në pengesa dhe zyrtarët kanë thënë për javë të tëra se së shpejti do të paraqitej një propozim i ri.

Kritikët dhe grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Uashingtonit të kushtëzojë mbështetjen ushtarake për Izraelin, por SHBA-ja e nuk ka hequr dorë nga mbështetja për aleatin e saj.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika