Marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë

Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë në mbledhjen e nëntë të përbashkët planifikojnë të nënshkruajnë gjithsej 14 marrëveshje në sektorë të ndryshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (djathtas), dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (majtas).

Në mbledhjen e përbashkët të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, që pritet të mbahet të mërkurën, më 14 qershor, do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh që synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.

Qeveria e Shqipërisë ka bërë të ditur për Dukagjinin se me Kosovën do të ketë gjithsej 14 marrëveshje të rëndësishme sa i përket bashkëpunimit dhe sigurisë.

Marrëveshjet që pritet të nënshkruhen përfshijnë:

  1. Memorandum mirëkuptimi për parandalimin ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit
  2. Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
  3. Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore
  4. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare
  5. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)
  6. MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””
  7. Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve
  8. Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
  9. Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore
  10. Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve
  11. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit
  12. Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT
  13. Marrëveshje Teknike në lidhje me “Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”
  14. Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me “Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.

Ky do të jetë takimi i nëntë mes qeverive shqiptare të të dy shteteve, ndërsa që prej 11 janarit 2014, kur për herë të parë nisi ky bashkëpunim, janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.

Mbledhja e fundit në mes dy qeverive ishte mbajtur në qershor të vitit të kaluar, ku kishin arritur pajtueshmëri për 19 pika në sektorë të ndryshëm, në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta tradicionale që mbahen ndërmjet dy shteteve.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika