MASHT-i ndan 170 mijë euro për nxënësit me IQ të lartë, me talente dhe dhunti

MASHTI-i ka ndarë 170 mijë euro për nxënësit me IQ të lartë, me talente dhe dhunti, si mbështetje financiare

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministria e Arsimit në Kosovë ka njoftuar se do t’i përkrahë financiarisht nxënësit me koeficient të jashtëzakonshëm të inteligjencës, ata me talente dhe dhunti.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një njoftim në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se shuma e kësaj mbështetjeje financiare është 170 mijë euro.

“Me qëllim të përkrahjes dhe promovimit të nxënësve me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, kemi marrë vendim për përkrahje financiare për projektet e OJQ-ve që punojnë në këto fusha. E lumtur që edhe këtë vit po ofrojmë mbështetje për organizatat të cilat merren me përkrahjen e këtyre talentëve”.

“Si ministri do të vazhdojmë të financojmë projektet që kanë në fokus talentët tanë, sepse përgatitja e tyre është hap i rëndësishëm edhe për fuqizimin e shtetit tonë. Vlera totale e kësaj përkrahjeje të MASHTI-t është rreth 170 mijë euro”.

Ndryshe, më nëntë gusht të këtij viti, ministrja e këtij dikasteri ka njoftuar për ndarjen e shtatë mijë eurove për secilin student që studion në nivelin master, në universitetet më prestigjioze në botë.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci ka thënë se përfitues të kësaj mbështetjeje financiare do të jenë 20 studentë.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kam nënshkruar sot vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë. Për të dytin vit me radhë po mbështesim të rinjtë tanë që studiojnë në këto universitete, dhe kjo është vetëm njëra nga mbështetjet financiare që jemi duke ofruar për të rinjtë”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka theksuar se përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinerisë dhe të teknologjisë informative dhe komunikimit.

Ndërkaq, ministrja Nagavci ka potencuar se për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika