MASHTI reagon për Udhëzimin Administrativ, por nuk e përmend lejimin e shamisë në shkolla

MASHTI ka thënë se çdo fëmijë do të jetë në bankat shkollore, por nuk specifikohet se a do të ndryshohet Udhëzimi Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla

Objekti i Ministrisë së Arsimit në Prishtinë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, teksa ka bërë të ditur për përgatitjet e duhura për nisjen e vitit të ri shkollor, ka theksuar se konform përgjegjësive është duke i përmbushur të gjitha obligimet ligjore që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore.

Ndonëse ky është reagimi i parë që MASHT-i ka bërë pas iniciativës që ka nisur në rrjete sociale për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, që ndalon hyrjen në shkolla të të gjithë nxënëseve që kanë mbulesë, megjithatë në njoftim nuk përmendet realizimi i kërkesës për lejimin e mbajtjes së shamisë në shkolla.

“E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore”, thuhet në njoftim.

“Ministria e Arsimit do të angazhohet në avancimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të favorshëm dhe mbështetës për të gjithë ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe cenuar”, vijon njoftimi.

Në këtë komunikatë për media thuhet se MASHTI është duke i trajtuar me kujdes aspektet ligjore dhe rregullimin e çështjeve të rëndësishme në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndryshe, të enjten e 11 gushti të viti 2022, është nisur peticionin Online nga inicuesi i këtij peticioni, Durim Berisha, që ka për qëllim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ me nr. 06/2014, i cili në nenin 3 paragrafi 1.13 përcakton se “Ndalohet… veshja e uniformes fetare nëpër shkollat e Kosovës.

Ndërsa ky Udhëzim ishte miratuar më 28 janar të vitit 2012 nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Sipas Durimi Berishës, ish-këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, kjo duhet të ndryshohet sepse “kjo dispozitë nuk i referohet një komuniteti të caktuar fetar në Republikën e Kosovës, praktika ka dëshmuar se kjo dispozitë është përdorur vetëm për të përjashtuar nga procesi mësimor vajzat myslimane që kanë vendosur mbulesën e kokës”.

Peticioni mbahet online në ditën e 11- të fushatës, “#ndryshojeni_ua_për_shaminë”.

A është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Udhëzimi Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla?

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika