Mbahet takimi i dytë i Këshillit të Partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Në takimin e dytë të Këshillit të Partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është diskutuar për r rëndësia e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar mes dy vendeve

Pamje nga takimi

Dje është mbajtur takimi i dytë i Këshillit të Partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Delegacioni i Republikës së Kosovës ishte i përbërë nga përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Temat kryesore të takimit ishin bashkëpunimi dypalësh në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim është theksuar rëndësia e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar mes dy shteteve, temë të cilës i ka dhënë prioritet edhe sekretari i Jashtëm britanik, Lordi David Cameron, pas vizitës së tij në Kosovë dhe takimet që kishte me krerët e shtetit.

Në këtë takim është diskutuar në detaje për bashkëpunimin dypalësh, u trajtuan marrëveshjet e iniciuara dypalëshe, si dhe u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit, veçse mjaft të avancuar, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika