“Mbajtja e aktiviteteve”, arsyetimi i rrejshëm i shkollave në veri

Ditë më parë, 33 shkolla në komunat në veri të vendit nuk shprehën gatishmëri për të shërbyer si qendra votimi me arsyetimin se të njëjtat, kishin aktivitete në po këtë ditë. Televizioni ka vizituar disa nga to në komunat veriore dhe preteksti rezulton të mos jetë i vërtetë. Të njëjtat, janë kontrolluar edhe nga Policia e Kosovës

Mbajtja e aktiviteteve kulturore dhe mësimore ishte arsyeja që shkollat në veri të Kosovës refuzuan që të kthehen në pika votimesh.

Por, këtë nuk po e bëjnë disa nga shkollat në Mitrovicën e Veriut.

Shkolla Teknike në këtë komunë kishte shërbyer si qendër votimi çdoherë kur votohej.

Por, këtë të diel në votimin për shkarkimin ose jo të kryetarëve në komunat në veri të vendit, kjo shkollë nuk ka shprehur gatishmërinë e saj për të shërbyer si qendër votimi.

E kjo u ka shkaktuar problem banorëve të komunës.

“Votimet e fundit i kam bërë në shkollën e mesme teknike e cila nuk është dhënë opsinio për të votuar. Sot e kanë lokalizu në ish-objektin komunal por edhe këtu ma kanë kompliku punën. Shkollat menaxhohen nga drejtorë të cilët janë emëruar nga lista serbe dhe ata ju kanë përgjigj bojkotit dhe nuk i kanë dhënë. Nuk është mire se janë shkolla publike, janë në interes të qytetarëve. Duhet të hyjë traditë se zakonisht votimet kryhen në shkolla,” tha Skender Sadiku, nënkryetar i Kuvendit Komunal.

Por për të tjerë me rëndësi ishte votimi.

“Dua t’a votojë Erdenin. Pres që bëhet ma mirë se sa që u kanë. Me mbet këta kryetar që kanë qenë deri tash,” ka thënë Fatjeta Aliu, banore e Mitrovicës së Veriut.

Njësoj ka vepruar edhe Shkolla e Mjekësisë.

Megjithatë për dallim nga e para, kjo nuk ishte bosh.

“Rreth 5 nxënës kanë ardhur në këtë shkollë gjoja për të bërë një seminar. Kjo shkollë kishte shërbyer si qendër votimi ndërsa me pretekstin se gioja nxënësit kanë aktivitete kulturore këtë vikend, e njëjta nuk ka shërbyer si e tillë”

Televizioni është përpjekur të flas me drejtoreshën, Marina Bishevac për më shumë detaje por e njëjta nuk ka pranuar të deklarohet.

Një thirrje për dërgimin e fëmijëve në shkolla, sipas zëvendësministrit të pushtetit lokal e ka bërë edhe Lista Serbe.

E mora lajmin se Lista Serbe ka bërë thirrje për ditën e sotme që në shkolla të mblidhen fëmijët për të zhvilluar aktivitete dhe e ka ofruar infrastrukturën për këtë, bartjen e fëmijëve me autobusë dhe asnjë familje e vetme nuk është përgjigjur. Të gjithë autobusët u kthyen të zbrazët. Është një argument shtesë që Lista Serbe nuk e ka ndikimin që e ka pasur te qytetarët serbë,” Arbër Vokrri, zëvendësministër i Pushtetit Lokal

Një tjetër shkollë, e cila këtë herë nuk ka shërbyer si vendvotim ka qenë shkolla “Sveti Sava” në të cilën, i pranishëm ishte vetëm roja.

Ndërkaq, e mbyllur ka qenë edhe shkolla “Banovic Strahinja” në Banjskë të Zveçanit gjersa ato në Lipë e Zhazhë, kanë qenë të hapura si qendra votuese.

Të gjitha shkollat të cilat këtë herë nuk po shërbejnë si vendvotime, janë vizituar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Në total, 33 shkolla kanë refuzuar të shërbejnë si qendra të votimit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika