Mbi 40 mijë konsumatorë të rinj, kryeshefi i “Termokosit”: Do t’i mbulojmë dy lagje në Prishtinë

"Jemi duke e bërë përfundimin e zgjerimit të rrjetit nëpër disa lagje, siç e dini sezonin që shkoi pothuajse e funksionalizuam në tërësi pjesën e lagjes  ‘Muharrem Fejza’, tani po i kryejmë përgatitjet e fundit për lagjen ‘Arbëria’, po i kryejmë përgatitjet e fundit për lagjen mbrapa Hotel ‘Siriusit’, dhe natyrisht kemi shumë segmente të qytetit të cilat kanë qenë në plan dhe tani po i finalizojmë"

Mbi 40 mijë konsumatorë rinj, kryeshefi i “Termokosit”: Do t’i mbulojmë dy lagje në Prishtinë

Më shumë se 40 mijë konsumatorë të rinj do t’i marrin shërbimet e ngrohtores së qytetit “Termokos”. Ndërkaq, lagja “Arbëria” dhe lagja mbrapa Hotel “Siriusit”, janë në fazën përfundimtare të kyçjes në këtë rrjet. Kështu ka thënë kryeshefi i ndërmarrjes, Fisnik Osmani.

Osmani ka folur për vazhdimin e disa projekteve të kësaj ndërmarrjeje, si dhe zgjerimin e ngrohtores nëpër disa lagje të Prishtinës.

Punë e madhe Osmani ka thënë se po bëhet edhe në segmente të ndryshme të qytetit, e të cilat kanë qenë në plan të finalizimit.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe edhe pas përfundimit të sezonit që e lamë pas, duhet cekur që ka qenë njëri prej sezoneve më të mira prej themelimit të Ngrohtores, natyrshëm dhe vetëdijshëm na pret një sezon, e cila është jo më pak sfiduese se ajo që e lamë pas. Arsyeja është për shkak se kemi bërë zgjerim të ndjeshëm të rrjetit, në numra i bie që diku deri tash kemi arritur të kyçim 8000 njësi të banimit më shumë se që kanë qenë deri në këtë periudhë, ndërsa si impakt te qytetarët i bie diku 40.000 qytetarë më tepër do të marrin shërbimet e ‘Termokosit’ prej kësaj periudhe, pra prej 15 tetorit e tutje”, ka thënë Osmani.

Ai ka thënë se ngjashëm po punojnë edhe në qendrën e qytetit për sistemin e ngrohjes.

“Jemi duke e bërë përfundimin e zgjerimit të rrjetit nëpër disa lagje, siç e dini sezonin që shkoi pothuajse e funksionalizuam në tërësi pjesën e lagjes  ‘Muharrem Fejza’, tani po i kryejmë përgatitjet e fundit për lagjen ‘Arbëria’, po i kryejmë përgatitjet e fundit për lagjen mbrapa Hotel ‘Siriusit’, dhe natyrisht kemi shumë segmente të qytetit, të cilat kanë qenë në plan dhe tani po i finalizojmë. Ta zëmë pjesa e Ulpianës pothuajse është përmbyllur e në të cilën na kanë mbetur dy ose tri objekte, të cilat jo detyrimisht për fajin tonë janë pa ngrohje, për shkak se ne mund ta operacionalizojmë pjesën e rrjetit primar, mirëpo janë edhe telashet që janë në rrjetin sekondar në pjesën e gabimit”, ka thënë tutje Osmani.

Ai ka folur edhe për zgjerimin e rrjetit edhe nëpër lagje të ndryshme. Theks të veçantë ka përmendur qendrën, pasi objektet aty janë pa ngrohje.

“Pjesa kryesore e qendrës pothuajse po përmbyllet. Objektet mbrapa te “Zahir Pajaziti”, pothuajse janë në përmbyllje, ato të cilat janë përballë Grandit po ashtu, dhe përveç kësaj, përveç zgjerimit dhe rehabilitimit, ne jemi duke ecur shumë mirë me planin aksionar që do të thotë parapërgatitje ku kemi pasur probleme zakonisht, të cilat po i sanojmë, i kemi identifikuar me kohë dhe jemi të bindur se sezoni i ardhshëm do të jetë me ofrim shumë të mirë me shërbime për qytetarët e Prishtinës”, u shpreh Osmani.

Kryeshefi i “Termokosit” ka folur edhe për projektin “Solar 4 Kosovo”, e cila do të sigurojë kapacitete shtesë termike, përmes shfrytëzimit të energjisë diellore.

Ai ka thënë se realizimi i këtij projekti do të mundësojë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes edhe për një pjesë të lagjes “Arbëria” dhe “Tophane”.

“Tash, synimi i ngrohtores është që të kemi mbulueshmëri në të gjithë qytetin e Prishtinës. Kjo do kohë, i ka disa faza dhe i kërkon disa projekte. Ajo çka ngrohtorja po bën aktualisht është se po e shtrin bazën e vetë të mundësisë për të marrë kapacitete të reja energjetike përmes dy projekteve të reja të cilat janë në ardhje. Natyrisht janë në faza të ndryshme. Projekti i parë ka të bëjë me projektin e solareve, pra është ‘Solar 4 Kosovo’, i cili do t’i japi ‘Termokosit’ edhe 50 Megawat e në të cilën përfshihet pikërisht lagjja, të cilës ju po i referoheni, pra përfshihet lagjja e Tophanes dhe pjesa e dy Arbërive, të cilat janë jashtë funksionimit momentalisht, pra pa mbulueshmëri të rrjetit”, u shpreh Osmani./EO

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika