Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur sot në selinë e partisë në Prishtinë, disa orë para përfundimit të afatit për dërgimin e emrit të mandatarit për formimin e Qeverisë në përpjekjen e dytë.
Sipas kryesueses Arbërie Nagavci, rendi i ditës për këtë mbledhje përfshin propozimin e kandidatit për kryeministër dhe votimin e tij.
Lëvizjes Vetëvendosje i kanë mbetur vetëm kjo ditë për të vendosur nëse do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër ose do të lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.