Mbretëresha e Britanisë së Madhe shijon shfaqjen përkrah familjes

Mbretëresha e Britanisë së Madhe ka parë shfaqjen e avionëve përkrah familjes në ballkonin e pallatit Buckingham

Reagimi i Mbretëreshës përgjatë ceremonisë së avionëve

Familja mbretërore është mbledhur në ballkonin e pallatit mbretëror Buckingham për të parë fluturimin e 70 avionëve që fluturuan mbi Londrën qendrore.

Turmat e vëzhguesve mbretërorë që valëvitnin flamurin u mblodhën poshtë, ndërsa Mbretëresha shikonte e rrethuar nga familja e saj. Në të djathtë të saj qëndronte djali i saj i madh Princi Charles, së bashku me gruan e tij, Dukeshën e Cornwall-it. Ndërkohë, në të majtë të saj ishin Duka dhe Dukesha e Kembrixhit me tre fëmijët e tyre, princat George dhe Louis dhe Princesha Charlotte.

Të pranishëm ishin edhe fëmijët e mbretëreshës Eduard dhe Anne, si dhe një sërë të afërmish të tjerë. Sussex-ët, të cilët ishin në ceremoninë në Paradën e Rojeve të Kuajve më herët, nuk u panë, nuk iu bashkuan familjes mbretërore në ballkon pasi Mbretëresha vendosi muajin e kaluar që do të përfshihen vetëm anëtarët mbretërorë që kryejnë detyra zyrtare.

Shtatëdhjetë avionë, duke përfshirë ikonën “Red Arrows” dhe fluturimin historik të “Battle of Britain Memorial”, organizuan shfaqjen spektakolare ajrore mbi Londër për të shënuar këtë rast.

Avionët e lëshuar për nderin e 70 vjetorit të ardhjes së Mbretëreshës së Britanisë së Madhe në fron

Midis avionëve që u ngritën në qiell ishin “Spitfires”, “Chinooks”, “Pumas” dhe “Apaches”, disa prej të cilëve fluturuan në formacion duke shënuar numrin 70.

Foto nga lëshimi i avionëve për 70 vjetorin e ardhjes së Mbretëreshës në fron

 

Qytetarët e Britanisë së Madhe në festimet e vendit
Familja e Mbretëreshës Elizabeth gjatë shikimit të ceremonisë së avionëve

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika