MD për marrëveshjen e burgjeve: Ka të bëjë me një keqkuptim nga mediumi danez

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Flamur Pireva pas raportimit se Danimarka ka pezulluar marrëveshjen me Kosovën për burgjet ka thënë se "duket se ka të bëjë me një keqkuptim nga një medie atje" dhe se pritet një sqarim nga autoritetet kompetente në Danimarkë

Ministria e Drejtësisë.

“Jemi në komunikim me Ministrinë e Drejtësisë në Danimarkë dhe mesa duket gjithçka ka të bëjë me një keqkuptim nga një medie atje”.

Kështu ka konfirmuar për RTV Dukagjini, zëdhënësi i ministrisë së Drejtësisë, Flamur Pireva pas raportimit të mediumit danez se Danimarka ka pezulluar marrëveshjen me Kosovën për burgjet.

Po ashtu ndër të tjera është thënë se së shpejti pritet që këtë çështje ta sqarojnë autoritetet kompetente te Ministrisë së Drejtësisë në Danimarkë.

Ndryshe, të hënën e 19 shtatorit, Danimarka ka pezulluar marrëveshjen me Kosovën për burgjet.

Pezullimi i kësaj marrëveshjeje raportohet të ketë ardhur si pasojë e financimit, raporton mediumi danez, ekstrabladet.

Sipas kësaj marrëveshjeje, synohej që kriminelët që deportohen nga Danimarka të vuanin dënimin në një burg në Kosovë.

Ministri i atëhershëm i drejtësisë, Nick Hækkerup, nënshkroi një traktat që Danimarka mund të marrë me qira 300 vende në burgun në Kosovë.

Por këto plane tani janë vënë në pritje, pasi, sipas një komunikate të Shoqatës së Burgjeve, thuhet se ka mungesë financimi për këtë projekt.

“Burimi i financimit përbëhej nga një TVSh e re për artin dhe kulturën, të cilën Danimarka është e detyruar ta prezantojë sipas një vendimi të BE-së. Megjithatë, nuk kishte shumicë politike për këtë projekt”, thuhet tutje.

Problemet financiare bënë që të mungojnë financa për Shërbimin Korrektues, dhe për t’u realizuar plani për të dërguar të burgosurit në Kosovë.

Marrëveshja kishte vlerën e 200 milionë eurove që Danimarka do të duhej t’i paguante Kosovës për dhjetë vjet.

Danimarka pezullon marrëveshjen me Kosovën për burgjet

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika