Me gati 12 vjet në pushtet, Rutte është bërë kryeministri më jetëgjatë në Holandë

Kryeministri holandez, Mark Rutte, është bërë për herë të parë kryeministër i Holandës në tetor të vitit 2010 dhe njihet nga disa si "Teflon Mark" për shkak të aftësisë së tij për t'u mbijetuar skandaleve

Kryeministri holandez, Mark Rutte

Mark Rutte është bërë kryeministri holandez më jetëgjatë të martën e 2 korrikut pasi është  në detyrë për gati 12 vjet.

Ai është bërë për herë të parë kryeministër i Holandës në tetor të vitit 2010 dhe njihet nga disa si “Teflon Mark” për shkak të aftësisë së tij për t’u mbijetuar skandaleve.

“Është puna më e madhe në botë, një nder i pabesueshëm. Më duhet të them se tani ka një numër të madh enigmash në tavolinën time, por këto gjëra ndodhin”, ka thënë Rutte në fund të muajit të kaluar derisa politika holandeze ka hyrë në pushimet e saj verore.

Kryeministri 55-vjeçar i qendrës së djathtë kryeson Partinë Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD), e cila pavarësisht rënies në sondazhet e fundit, prapë mbetet partia më e madhe në politikën holandeze.

Ndërkaq, tani është duke udhëhequr qeverinë e tij të katërt të koalicionit.

“Në thelb ai u bë kryeministër për shkak të dështimit të të tjerëve dhe jo për shkak të arritjeve të tij – vetëm sepse të tjerët u shembën më shumë se VVD”, ka thënë për AP shkencëtari politik André Krouwel i Vrije Universiteit Amsterdam.

Kjo e ka ndihmuar Rutte që të mbajë postin e lartë të politikës holandeze, pavarësisht nga krizat e dëmshme, duke përfshirë një skandal i cili përfshin mijëra familje të reja që janë zhytur në borxhe dhe dëshpërim pasi janë akuzuar gabimisht për mashtrim me përfitimet e fëmijëve, raporton euronews.

Koalicioni i tretë i Rutte ka dhënë dorëheqjen e tij për shkak të skandalit. Por ai është kthyer për të udhëhequr VVD-në drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme javë më vonë në mars 2021.

Rutte është lideri i dytë më jetëgjatë i zgjedhur në Bashkimin Evropian prej 27 vendesh, është vetëm pas Viktor Orban të Hungarisë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika