Me kërkesë të NATO-s, forcat turke dërgojnë “njësi rezervë” në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se me kërkesë të Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s, është caktuar një batalion komando dhe se kanë filluar përgatitjet për transferimin e ushtarëve turq në Kazermën “Sulltan Murat” në Kosovë deri më 5 qershor

Foto: Anadolu

Në vazhdën e tensioneve në veri të Kosovës, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se me kërkesë të Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s, është caktuar një batalion komando dhe se kanë filluar përgatitjet për transferimin e ushtarëve turq në Kazermën “Sulltan Murat” në Kosovë deri më 5 qershor.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria lidhur me zhvillimet në Kosovë, thuhet se Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve bilaterale.

Në këtë kuadër, Ministria tha se kanë ndjekur me vëmendje edhe zhvillimet në Ballkan, si rajon me vlera të përbashkëta historike dhe kulturore me Turqinë.

“Turqia shfaq qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve për përmbajtje, për zgjidhjen me dialog të ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të vendit mik dhe vëlla Kosovës, që dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Pas ngjarjeve në Kosovë, me kërkesë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s/Napoli (Itali), një batalion komando i lidhur me Komandën tonë të Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë (Lüleburgaz), e cila më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë, është caktuar si njësi rezervë. Përgatitjet e nevojshme për transferimin e tij kanë filluar”, tha Ministria e Mbrojtjes. /Anadolu

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika