“Me Memlin e Abdixhikun s’fitohen zgjedhjet”- Molliqaj thotë se opozita po shtyhet se kush bën i pari koalicion me Kurtin

Sipas Dardan Molliqajt, PDK-ja dhe LDK-ja po shtyhen me njëra-tjetrën se kush do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje

Dardan Molliqaj, PSD

Diskursi i partive opozitare në Kosovë përveç PSD-së, i ka shërbyer kryeministrit Albin Kurti, sipas kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Besoj fuqishëm që diskursi opozitar, përjashto PSD-në, i ka shërby Albin Kurtit. Kur janë zgjedhë këta kryetarë, kam qenë i vetmi si kryetar partie jashtëparlamentare që kam dalë e kam thënë, që janë zgjedhur nën hegjemoninë e Albin Kurtit dhe i shërbejnë atij dhe do dalin më të dobët”, tha Molliqaj në “Debat Plus”.

Sipas tij, PDK-ja dhe LDK-ja po shtyhen me njëra-tjetrën se kush do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Molliqaj tha se Memli Krasniqi është dorëzuar që në fillim me nominimin e Bedri Hamzës për pozitën e kryeministrit.

Hamza, sipas tij, më së shumti mund të jetë ministër i Kurtit në qeverinë e ardhshme.

“Unë po them që në skenën politike, opozita me dashje, me dije a pa dije i kanë shërby Albin Kurtit. Janë duke u bërë gati në zgjedhje që Albini mos me i fitu 50% e cili prej neve të bëjmë koalicion me të. Kërkush në Kosovë nuk beson që Bedri Hamza është duke garu për me qenë opozitari i ardhshëm i Kurtit. S’e ka profilin për atë. Askush në Kosovë nuk mendon që Bedri Hamza po garon për t’u bërë kryeministër, sepse nuk bëhet, eventualisht me shku përsëri në Komunë të Mitrovicës, ose të bëhet ministër i Kurtit”, ka thënë ai.

“Besoj që në zgjedhejt që po vinë në zhvillimet politike në prill e maj, skena ka mu pastru… Kthjelltësisë politike, që me qasjen e Abdixhikut dhe Memli Krasniqit nuk fitohet. Njëri e dorëzoi stafetën pa shku në zgjedhje, u zgjedh si reformator dhe tha le se po ia jepi këtij tjetri. S’ka dorëzim më të madh e çfarë ka bërë Memli, kjo i çon sinjal votuesit”, ka vijuar Molliqaj.

Sipas tij, opozita nuk duhet t’i ndihmojë Albin Kurtit t’i fitojë prapë zgjedhjet.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika