Mehaj pas vërshimeve: FSK e gatshme çdoherë të ndërhyjë në secilën situatë emergjente

Pas situatës së krijuar nga vërshimet në disa komuna, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se autoritet janë duke e monitoruar situatën në terren





Të dielën e 20 nëntorit ka pasur vërshime në disa qytete të Kosovës, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se FSK është e gatshme çdoherë të ndërhyjë në situata emergjente.

“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Si rezultat i kësaj, situatë më e rënduar paraqitet në Pejë, Gjakovë, Deçan, Istog, Junik, Vushtrri e Mitrovicë.

Në qytetin e Pejës dhe Istogut situata aktualisht raportohet nga banorët se është shumë më e rëndë ku tashmë sasia e ujit ka përfshirë shumë lagje.





Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika