Mehmeti: Vuçiqi “Mbrojtjen Civile” e përdor për të shkaktuar probleme në Kosovë

Ish-punonjësi i Policisë së Kosovës në zonën e Mitrovicës, Murat Mehmeti ka thënë se organizatën "Mbrojtja Civile" presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e përdorë për të shkaktuar probleme në Kosovë

Murat Mehmeti, Ish-punonjës i Policisë së Kosovës

I ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti ka folur rreth organizatës “Brigada e Veriut” e cila në realitet quhet “Mbrojtja Civilie”, për të cilën ka thënë se Serbia po e përdor për të shkaktuar probleme në Kosovë.

“Sa herë që i duhet Aleksandar Vuçiqit qoftë për konsum të brendshëm qoftë për shkaktimin e problemeve në funksionimin e shtetit të Kosovës, atëherë gjithmonë e përdorë këtë strukturë civile e cila ekziston nga viti 2008”, ka theksuar ai.

Ndërsa ka shtuar se kjo organizatë është nën komandën e një banori të Mitrovicës, i cili gjatë tërë kohës ka qenë në krye dhe se pjesëtarët e saj janë të pajisur me armatim, me armë automatike dhe mortaja dore.

Veriu i Kosovës ka qenë gjithmonë i rrezikshëm, ndërsa kjo pjesë sipas Mehmetit është një oaz e përhirët në të cilën kushdo që ka qëllime jo ligjore, qëllime të këqija, qoftë për tu pasuruar apo qoftë i përndjekur nga një vend, aty është vend ideal për strehim.

Teksa e ka konsideruar si vendstrehim të sigurt për personat me qëlllime të këqija, Mehmeti ka thënë që nëse shteti serb do të donte që të arrstonte ndonjë prej tyre, atëherë do ta bënte sepse ka pasur raste kur Serbia ka arrstuar njerëz në Kosovë dhe autoritet asnjëherë nuk e kanë kuptuar atë.

“Në veri gjen njeri që është kyç në strukturat e ‘Mbrojtjes Civile’, i cili në Serbi kërkohet si simpatizues i cili në një lojë futbolli i ka rënë një zyrtarit policor. A don Serbia me arrestu apo s’ka mujt, është çështje loje që unë pak e besoj, sepse nëse kish dashtë dhe nuk kam fakte të them që i kanë dërgu me misionin e caktum me kriju probleme por, nëse kish dashtë me i arrestu jam i sigurt që i kish arrestu, sepse unë di X raste që strukturat e sigurisë së Serbisë kanë marrë njerëz dhe kanë arrestu në Kosovë, e strukurat tona kurrë se kanë dite dhe janë shku si pacienta në Serbi”, është shprehur Mehmeti.

Organizata e cila sipas ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës fuksionon nga viti 2008, akutalisht ka rreth 500 anëtar.

“Me informacionet që i kam, nëse nuk është rritur numri, kanë qenë mbi 500 të rekrutuar dhe të armatosur”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Mehmeti ka folur edhe për rolin e Listës Serbe për të cilën ka theksuar se është pjesë e partisë së Vuçiqit.

“Lista Serbe është pjesë e partisë së Vuçiqit, mirëpo me qëllim që t’i ketë krejt stukturat e Kosovës në dorë, Vuçiqi iu ka shmangë sistemit shumëpartiak dhe ka dashtë përmes Listës Serbe ta kontrolloj në të ardhmen”, ka thënë Mehmeti.

Ndërsa, sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për qortimin për targat ilegale, ai ka thënë që nëse do të ndodhë ndonjë incident në lidhje me këtë çështje, atëhere do të jetë në pjesën jugore dhe jo në atë veriore.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika