Mentaliteti i socializmit-jugosllav burim i ofendimeve raciste kundrejt Drenicës; Neurozë infantile sipas Frojdit

Të reshurat e dendura të shiut përveç që sollën në Kosovë vërshime dhe shkaktuan dëme që po besohen të jenë disa milionëshe, në Drenicë sollën edhe ofendimet raciste kundër kësaj pjesë të Kosovës, respektivisht, kundrejt Skenderajt. Për këtë kanë folur nga aspekti sociologjik, Jeton Brajshori dhe Genc Xërxa, ndërsa nga aspekti historik dhe politik se pse janë ende prezente këto ofendime raciste, ka folur këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Ismail Syla

Qyteti i Skenderajt i vërshuar ( disa nga ofendimet drejtuar qytetarëve të Skenderajt; Ilustrim)

“Kosova është vend i vogël dhe se dallimet lokale nuk do të duhej të ekzistonin fare. Rajoni Drenicës shihet nga pjesa tjetër, si rajon i pazhvilluar dhe me nivel të ulët të arsimimit. Gjithmonë kanë qenë pre e hajgareve të ndryshme, edhe fëmijët rriten dhe mësohen nga prindërit në atë mënyrë për ta bullizuar rajonin e Drenicës, pra në stilin Frojdian kjo quhet neurozë infantile, ku të gjitha ofendimet raciste sot që ndodhin, bazën e kanë në fëmijëri”.

Kështu i ka cilësuar sociologu Jeton Brajshori, ofendimet kundrejt rajoni të Drenicës, respektivisht, Skenderajt, duke u përgjigjur në pyetjen se a po e shpërfaqin një neurozë të shtypur në të pavetëdijshmen dhe a po u shfaqet edhe në rastet më të dhimbshme, ku disa qytetarë atje gati kanë humbur gjithçka që kanë pasur.

Pra, sipas Brajshorit, këto ofendime psikanalsiti austriak, Sigmund Frojd, do t’i quante si neurozë infantine, ku të gjithë ofendimet që dalin tash e kanë bazën në fëmijëri.

“Ofendime të tilla dhe ndarje në lokalitete ka gjithkund, por te ne i ka kaluar të gjitha limitet e njerëzores, për këtë arsyeje unë nuk shoh fare progres të shoqërisë në këtë aspekt, po vetëm regres të cilin ma konfirmoi ky rasti i fundit. Nëse dojmë ndryshime, duhet të punojmë ma shumë me fëmijët, të paktën ata të mund të bëjnë ndryshimin e kërkuar”, ka shtuar Brajshori.

Ndërkaq, në pyetjen se si e shpjegon këtë situatë dhe të gjitha ato komente negative në një rast ku njerëzit mezi po mbijetojnë, Brajshori vë fajin te politika, e cila është në të gjitha poret e shoqërisë.

“Politika është e pranishme në të gjitha poret e shoqërisë sonë. Për vendimet politike ose sjelljet individuale ne fajsojmë një rajon të tërë. Inatet e tilla të brendshme të shfaqura në fatkeqësi tregojnë se ne ende vuajnë nga kompleksiteti rajonal dhe kolektivisht nuk kemi mundur të çlirohemi nga ankthi i mbrendshëm që kemi. Ne njihemi, ai popull shumë human dhe solidar, ndërsa rasti i fundit na tregoi se edhe ky virtyt është në zhdukje e sipër”, ka theksuar ai.

Brajshori ka treguar pse po ndodh ky fenomen, edhe pse goxha e shpeshtë në kaluarën, disi mendohej se kishte filluar të zbehej.

“Fatkeqësisht, jemi shoqëri paragjykuese dhe në rastin në fjalë, reagimet kanë qenë jashtë njerëzores. Sado që ne po mendojmë se jemi mendjehapur dhe kemi kaluar shpejt periudhën e tranzicionit në brendësinë tonë, ende i shohim njerëzit dhe rajonet e ndryshme në bazë të statusit socio-ekonomik dhe të kaluarës së tyre. Këto stereotipe për rajonin e Drenicës nuk kanë filluar tani, por shumë më herët dhe pothuajse nuk janë ndalur asnjëherë, vetëm se është pritur momenti kur të shpërthehet me ofendime haptazi ndaj tyre dhe u sulmuan e ofenduan në ditët më të vështira që nga paslufta, kjo tregon qartë se në shoqërinë tonë ka regres të dukshëm, e cila e dëmton rrënjësisht të ardhmen e shoqërisë”, ka thënë Brajshori.

Jeton Brajshori, Ligjërues i sociologjisë

Ndërkaq, sociologu tjetër, Genc Xërxa, ka thënë se gjuha e përdorur është e papranueshme, duke shtuar se duhet dënuar ofendimet dhe linçimet kur drejtohen ndaj viktimave të fatkeqësive natyrore.

“Gjuha e përdorur në rrjetet sociale është e papranueshme! Jemi shoqëri që nuk kemi kulturë të komunikimit medial, sidomos te të rinjtë! Ofendimet, linçimet denigrimet janë akte që duhet dënuar, sidomos kur u drejtohen viktimave me rastin e përballjes ndaj vërshimeve apo fatkeqësive natyrore ku vendorët luftojnë për t’i tejkaluar ato vështirësi, në vend t’i përkrahim ndihmojmë apo ndajmë dhimbjen me ta. T’i ofendojmë ata njerëz në hall është akt i shëmtuar dhe jocivilizues”, ka thënë Xërxa.

“Aq larg është duke shkuar joarsyeshmëria dhe higjiena mendore, sa pamuturia e tyre po helmon rrethin në ato rrjete sociale! E që është më mëkat po bëhet trend, normë sjellje të tilla të pahijshme, sidomos prej rinisë apo ‘shkurtpamësve socialë’”, ka shtuar ai.

Genc Xerxa, sociolog

Mentaliteti i socializmit-jugosllav burim i ofendimeve raciste kundrejt Drenicës

Këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Ismail Syla, i cili është nga rajoni i Drenicës, respektivisht, nga Komuna e Drenasit, në një prononcim për Dukagjinin, ka treguar gjerë e gjatë burimin dhe aspektin historik dhe politik të ofendimeve raciste ndaj Drenicës.

Syla ka treguar luftën që ka bërë rajoni i Drenicës kundër pushtuesve, e veçanërisht kundër pushtuesit serb që nga viti 1912 deri në vitin 1999. Sipas tij, kjo pjesë e Kosovës si pasojë e luftërave, është lënë shumë mbrapa për nga zhvillimi ekonomik, por edhe sa i përket arsimimit.

“Unë nuk mund ta krijoj një përshtypje gjenerale që në Kosovë ka një frymë të tillë antiDrenicë. Por, rasti i vërshimeve në Drenicë, veçanërisht në Komunën e Skenderajt, i dha shkas një pjese të njerëzve, që është vështirë t’i identifikosh që janë personazhe reale, mund të jenë llogari sociale të rreme, fallëse. Por, sido që të jetë, një lloj mllefi është shpërfaqur, gjë që ka krijuar edhe një reagim publik, dhe kam parë që shumë njerëz janë prekur nga gjuha ofenduse, fyerjet dhë nënçmimet. Përkundër kësaj, në fakt Drenica është treva më epike, më heroike, është treva e cila ka kundërshtuar me vendosmëri dhe sitematikisht sundimin serb prej viti 1912 deri më 1999. Drenica ka qenë kurrizi, ka qenë qendër e transfuzionit të gjakut, që gjithmonë e ka ushqyer patriotizmin në historinë e re të Kosovës. Në aspektin historik duhet ta kemi parasysh se prej 1912 e deri në vitin 1999, treva e Drenicës ka qenë trevë e shtypur në mënyrë të veçantë. E shtypur ka wenë çdo pjesë e Kosovës nën administrimin e ushtrisë Jugosllave . Jo vetëm në fillim të vitit 1945 në kohën e Shabn Polluzhës, por edhe më herë në kohën kur kanë vepruar çetat e kacakqeve, çetat e Azem Bejtës , por edhe pas Luftë së Dytë Botërore, treva e Drenicës për shkak të klaurës së saj, ka qenë e diskiminuar dhe si trevë e lënë qëllimisht e pazhvilluarl, ka thënëSyla.
Syla ka thënë se baza e urrejtës ndaj Drenicës njërin nga bumet e ka në mentalitetin e socializmit-jugosllav.

“…kjo është baza historike e urrejtës ndaj Drenicës që buron nga mentaliteti i mbretërisë jugosllave dhe nga ai socializmit jugosllavjugosllav por dhe nga mentaliteti i nomenklaturës komuniste shqiptare, që për 40 vjrt vërtet i ka diferencuar njerëzit nga Drenica, – ka thënë Syla.

Këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Ismail Syla

Rrëfimi i plotë i Ismail Sylës për Dukagjinin, sa i përket aspektit historik dhe politik të ofendimeve raciste kundrejt Drenicës.

Dukagjini: Si e shpjegoni të gjitha këto ofendimeve që po i bëhen qytetarëve të Skenderajt, ku kjo komunë është goditur nga vërshimet e shiut. Nga erdhën gjithë këto reagime dhe kjo urrejtje ndaj asaj pjese të Kosovës, e cila deri në vitin 1999 ishte gati në luftë me pushtuesit?

Treva e Drenicës për shkak të kaluarës së saj, ka qenë e diskriminuar dhe pjesa më e pazhvilluar e vendit. Para vitit 1999 asnjë lopatë asfalt nuk ka pasur në fshatrat e Drenicës, pos atyre që i që i janë nevojitur ushtrisë dhe policë serbe-jugosllave. Për shembull nëse i marrim rrugët regjionale ka qenë rruga Prishtinë- Peja që ka prekur një segment të Drenicës dhe pjesa tjetër prej Komoranit në Drenas në Skenderaj, deri në Mitrovicë, ama rrugë të asfaltuar nuk ka psur në asnjë fshat.

Drenica duke qenë një vatër e shtypur, më shumë se kushdo tjrtër ka kultivuaer ushqyer ndjenjën e patriotizmit, prandaj nuk është rastësi që personalitetet më të larta të Ushtrisë Çlirimtare vijnë nga kjo trevë, duke filluar nga Adem Jashari dhe sakrifica e tij legjendare, Hashim Thaçi, i cili ka qenë kryesues i delegacionit në Konferencën e Rambujesë. Nga Drenica dolën Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Azem Syla, Sylejman Selimi e shumë e shumë veprimtarë të gjallë, shumë e shumë dëshmorë dhe heronj. Nga Drenica Brigada 111 ‘Adem Jashari’, ndër brigadat më të suksesshëm që ka pasur UCK-ja si njësii speciale. Kur ta shikosh me sy real, Drenica ka bartur barrën e rëndë, barrën kryesore të luftës dhe brigadat e UCK-së në Drenicë ka dhënë edhe komandantë, siç është Fehmi Lladrovci e Ilaz Kodra,,që kanë rënë në krye të betejave, pra heroizmi i Drenicës, sakrifica e Drenicës është e jashtëzakonshme. Prapambeturia ekonomike e Drenicës ishte shpërblim jugosllav dhe serb, sepse për një shekull kjo trevë ka që halë në sy të Beogradit, por jo vetëm të tij. Bie fjala, të rinjtë e Drenicës e kanë pasur problem të regjistrohen në akademi ushtarake në Beograd. Për shembull, një moshatar i imi nuk ka mund të regjistrohet në gjimnazin ushtarak sepse ka rrjedhë vnga një fshat i Drenicës. Në atë fshat në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kanë pësuar keq brigadat cetniko-partizane. Fshatit Baicë, ka qenë pjesë e Brigadës së Shaban Polluzhës. Pra, Jugosllavia kurrë nuk ia ka harruar Drenicës atë rezistencë. Madje edhe në pushtetin e Autonomisë socialiste edhe në pushtetin e Fadil Hoxhes dhe Mahmut Bakallit, gjithmonë është shtypur Drenicën, me pretekstin se ata janë njerëz që kanë kundërshtuar në kohën e Shaban Polluzhës, d.m.th. nuk është dukuri e re diskriminimi dhe qëndrimi racist ndaj Drenicës, pra ka histori, por është histori e gabuar, pasi Drenica është pjesa më e sakrifikuar e kombit. Ta marrim shembull vetëm familjen Jashari. Çfarë sakrifice legjendare ka bërë. Dy ngjarjet kulmore që kanë bërë çlirimin e Kosovës janë rezistenca e Jasharajve që e ka masivizuar UÇK-në dhe pastaj masakra e Reacaku, që ka arritur pikën kulmore për organizimin e Konferencës së Rambujesë.
Baza historike e urrejtës ndaj Drenicës buron nga mentaliteti jugosllav dhe mentaliteti i mbretërisë serbe, mentaliteti e socializmit jugosllav dhe nga mentaliteti i nomenklaturës komuniste shqiptare që vërtet i ka diferencuar njerëzit.
Deri vonë në Drenicë nuk ke pasur as mjekë, asnjë doktor. Doktorët kanë ardhur nga vendet e tjera. Ndërkaq, Drenica ka filluar të marrë pak frymë pas vitit 1999, dhe sot ke kuadro të panumërt.
Unë nuk konsideroj që Kosova mendon keq Drenicën, por ajo që u shpërfaq, prapë po e them është pjesa më e ulët e kombit tonë, është pjesa e infektuar nga robëria mentale, nga robëria mendore serbo-jugosllave, sepse Drenica ka dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ta kujtojmë këtu kryeadministratorin Bernard Kushner, kur deklaroi Se po të kishte çmimin nobel për sakrificë dhe liri atë do ta meritonte familja Jashari. Ku deklaroi kështu? Në Drenicë, ka deklaruar nuk ka mundur dikund tjetër. Unë nuk e nënçmoj asnjë trevë, fatbardhësisht unë i përkas kësaj pjese, unë jam vetë një drenicas, por çdo pjesë e krejt Kosovës ka rezistuar, çdo pjesë e ka pasur heroizmin e vet në periudha të ndryshme historike, por prej 1912 deri 1999 epiqendra e nacionalizmit, epiqendra e sakrificës është Drenica dhe ky është një fakt i konfirmuar botërisht, jo vetëm mbi një vlerësim timin subjektiv, por kjo është një e vërtetë e përbotshme dhe nuk mund ta mohojë kërkush.
Drenica nuk mund të njolloset. Kjo kategorinjerëzish e njerëzish vetëm e ka shpërfaqur mungesën e kulturës, mungesën e ndjenjës kombëtare, mungesën e mbamendjes historike dhe ky lloj sadizmi nuk i bën nder. Prapë mendoj se aty mund të jenë edhe llogari të rrejshme, false, mashtruese se përndryshe ai që fyen Drenicën ai që thotë “rrno aty ku ka rrojtur babë e babagjysh në lloq” në njëfarë mënyre ai sot sot më qejf ka për t’u kthyer Jugosllavia dhe Serbia në Kosovë, sesa t’i shohë djemtë dhe vajzat e Kosovës dhe Drenicës që qeverisin vendin e tyre.

Dukagjini: Ofendimet raciste apo kanë edhe nuanca politike, dhe a kanë qenë më të shpeshta, pasi politikanët nga rajoni i Drenicës marrin pozita udhëheqëse në Kosovë?

“Nga aspekti politike është një nga aryset. Në kohën e komunizmit, supozojmë, klani i gjakovarëve e ka udhëhequr Kosovën që pas Luftës së Dytë Botërore, por në kohën e demokracisë, në kohën pas vitit 1999 e këndej në Kosovë kemi sistem plural, kemi OSBE që na mbikëqyr dhe politikanët nga Drenica nuk kanë mundur ta mbajnë pushtetin me zor, sepse ne nuk jemi shtet monist as shtet i kontrolluar nga mekanizma diktaturialë. Ne jemi shteti më i ri në Evropë, shteti më demokratik, shteti më i super i mbikëqyrur, kështu që, nëse Hashim Thaçi i ka fituar zgjedhjet me radhë prej 2007 e deri 2014, ai i ka fituar me sistem të hapur, ai ka qëndruar gjatë në pushtet aq sa i ka lejuar mandati që ia ka dhënë qytetari. Sot, PDK-ja nuk është në pushtet sepse me vota ka ardhur dhe po me vota ka dalë prej psuhtetit. Ky psikologji fyese vjen nga mund që janë mësuar të hajnë bukën e Beogradit, që kishin villa në bregdetin Jugosllav, njerëz të cilët Jugosllavinë e kanë quajtur si atdhe të tyre, njerëzit që janë rritur me muzikën jugosllave-serbe. Pra, ata njerëz nuk e kanë pasur të programuar çlirimin e Kosovës edhe atyre u pengon Drenica, u pengon Dukagjini, u pengon edhe Ramush Haradinaj, edhe Hashim Thaçi, dikuj në Maqedoni i pengon edhe Ali Ahmeti domethënë ato janë shtresa të cilat ende e kanë robërinë e brendshme, e kanë sentimentalizmin për kohët e robrisë jugosllave,e që për për Jugosllavia ta ka qenë parajsë. Nuk po them Serbia, sepse së fundi ajo edhe Azem Vllasin e ka burgosur. Domethënë është ai mentalitet, për të cilin Kosova është çliruar më shpejt se që është dashur. Për ata, është dashur Kosova të jetë nën Serbi e nën Jugosllavi, dhe Kosova ende ta dëgjojë himnin e Jugosllavisë, ende t’i dëshirojë ekipet jugosllave “partizani” “zvezda” etj., e që janë larguar përgjithmonë nga Kosova. Më në Abetaret e Librat Shkollorë nuk botohet fotografia e Josip Bros Titos,ai ka vdekur, ka vdekur Millosheviqi, ka vdekur Tito, ka vdekur Jugosllavia, ka vdekur autonomia liberale e Kosovës, ka qenë liberale për pjesë të tjera, por deri në fund diskriminuese ndaj Drenicës- përfundon Syla.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika