Minatorët thonë se u tradhtuan nga pushteti

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një reagimi të premten mbrëma ka thënë se pagat e tyre nuk kanë dalë as pas datës 24 nëntor, duke shtuar se marrëveshja e arritur me Bordin është shkelur

Foto: Sindikata e Pavarur e Minatoreve të Trepçës

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se nuk iu kanë ekzekutuar pagat e minatorëve, ashtu siç ishin dakorduar pak kohë më parë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.

Minatorët e Trepçës përfunduan grevën 10-ditore më 3 nëntor, pasi arritën marrëveshjen me Bordin, negociuar nga disa deputetë të Vetëvendosje, për plotësimin e kërkesave të tyre.

Sipas marrëveshjes, pagat e minatorëve do t’u dilnin nga data 6 deri më 10 të muajit e jo më vonë, konkursi për kryeshef të shpallej brenda 10 ditësh, ndërsa për sigurimin shëndetësor do të vazhdohej të pritej.

Sot është 24 nëntor dhe minatorët thonë se pagat ende s’i kanë marrë.

“Ku e lamë, e ku na mbeti…! Edhe pas datës 24, nuk është realizuar paga e minatorëve të Trepçës së Kosovës. Marrëveshja e arritur si rezultat i grevës është duke u shkelur nga bordi dhe deputetët negociatorë, minatorët kërkojnë t’i përmbahen marrëveshjes. Minatorët janë të tradhtuar. Marrëveshja është thyer nga ata që e negociuan”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndryshe, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, me shtatë nëntor ka raportuar para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”.

Madje, Rizvanolli sa i përket grevës së urisë nga ana e minatorëve, pati thënë se kjo grevë nuk ka qenë e organizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi në disa aspekte, si “nuk ka pasur këshill grevist siç parashihet me ligj dhe se nuk ka pasur informata lidhur me organizatorët e grevës, numrin e saktë dhe gjendjen shëndetësore të tyre”.

“Greva nuk ka qenë e organizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi në disa aspekte kyçe, duke përfshirë këtu që nuk ka pasur informata në lidhje me organizatorët e grevës, me numrin e saktë të grevistëve dhe gjendjen shëndetësore prej secilit prej tyre, kohën e hyrjes dhe daljes së grevistëve dhe personave të tjerë në minierë. Për bordin ka qenë pak situatë e vështirë, pasi nuk ka pasur një këshill grevist siç parashihet me ligj, i cili do të ishte i autorizuar për të përfaqësuar këndvështrimet dhe qëndrimet e punëtorëve”, ka theksuar Rizvanolli.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika