Ministri hungarez thotë se anëtarësimi i Serbisë në BE s’duhet të kushtëzohet me Kosovën

Ministri i punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka deklaruar se Serbia është gati për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian (BE), pa kushte të veçanta për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Serbisë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është i padrejtë, duke shtuar se izolimi i Serbisë është taktika më e keqe e mundshme

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto.

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë të martën se Serbia “është e gatshme” për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian (BE), duke shtuar se anëtarësimi i saj në bllok nuk duhet të kushtëzohet me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve, Hina, ai tha se kushtëzimi i anëtarësimit të Serbisë në BE me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është “i padrejtë” ndaj Beogradit, sepse “kjo gjë nuk varet vetëm nga Serbia”.

“Izolimi i Serbisë është taktika më e keqe e mundshme”, tha Szijjarto.

Kreu i diplomacisë hungareze tha se Serbia është “e gatshme të hyjë nesër në BE”, dhe se pa të, si vendi “më i madh dhe më i fortë” në Ballkanin Perëndimor “nuk ka stabilitet në bllok”.

Szijjarto e shpjegoi retorikën e shpeshtë antiperëndimore dhe antievropiane të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me një ndjenjë zhgënjimi për shkak të mungesës së përparimit drejt anëtarësimit, pavarësisht “kritereve të përmbushura”.

“Unë besoj se qasja e burokracisë nga Brukseli duhet të ndryshojë ndaj saj [Serbisë]”, tha ministri hungarez.

Serbia është kandidate për t’u bërë anëtare e BE-së prej vitit 2012, ndërsa bisedimet për anëtarësim i hapi në vitin 2014.

BE-ja paralajmëron rregullisht se shpejtësia e procesit të anëtarësimit të Serbisë në bllok do të varet nga përparimi i saj në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili ndërmjetësohet nga Brukseli.

Szijjarto tha gjithashtu se projekti i BE-së nuk do të përfundojë derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të saj, shkruan REL.

“Brukseli ka nevojë për rajonin [Ballkanin Perëndimor] më shumë se sa rajoni për të”, tha ai.

Szijjarto njoftoi se gjatë presidencës së BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti, Hungaria do të theksojë përshpejtimin e këtij procesi, pasi “kjo do t’i japë BE-së freski dhe vrull të ri”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika