Ministri i Jashtëm grek viziton sot Kosovën

Gjatë kësaj të diele, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të qëndrojë në Kosovë për vizitë zyrtare

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, këtë të diel do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryediplomati grek do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e më pas do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Ministri i Jashtëm grek do të ketë takim dhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika