Ministri Peci ndan historinë e angazhimit të tij politik dhe rolin e bujqësisë në jetën e tij

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin “Reload” ka treguar për angazhimin e tij në sektorin e bujqësisë duke thënë se ka bërë të paktën një vizitë çdo tri ditë te fermerët në vitin 2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë, Faton Peci, ka ndarë histori personale, duke theksuar se ka pasur angazhime të drejtpërdrejta në bujqësi.

Ai ka treguar edhe për kohën kur ka qenë më i ri, se si kishte hyrë për herë të parë në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), nga Forumi Rinor.

“Duke qenë pjesë e organizimit të këshillit të shkollës, atëherë kanë ndodhur zhvillimet në Drenicë. Në atë kohë LDK-ja e ka organizuar një protestë të madhe në Mitrovicë, e ku forumi rinor na ka ftuar neve si këshill drejtues që më i bashkëngjit. Si një idealist, si një i ri jam angazhuar maksimalisht. S’kam pasur ambicie politike, por e kemi ditur kundërshtarin Millosheviqin, edhe kjo ka qenë angazhimi im. Tani dikur më vonë, është një lloj infektimi, nuk mundesh me qëndru më indiferent, të shndërrohet në pasion edhe ti dëshiron të jesh protagonist i atyre zhvillimeve”, është shprehur ministri Peci.

Ministri Peci, për emisionin “Reload”, teksa ka treguar momente interesante për punën në terren, ka thënë se çizmet janë një pjesë e përgatitjeve të tij të përditshme, madje ka pranuar se i ka mbathur edhe në situata emergjente.

“Nëna ime ka probleme shëndetësore, por i përcjell mediat dhe televizionet edhe një ditë më tha që nuk po mundem me kryer asnjë punë po i dëgjoj televizionet dhe po më vjen mirë se disa gazetarë dhe opinionist të gjithë po e vlerësojnë punën tënde, askush nuk po thotë që Fatoni nuk është ministër i suksesshëm. Edhe tha “pa prek kurrë me dorë shati e kaci me kanë ministër i Bujqësisë gjithçka po bajka vaki”. Përpara nuk kam pasur afër as ndonjë dele tash qengjin e marr e vendosi në prehër”, ka thënë ai.

Ministri Peci ka theksuar edhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në terren, duke bërë të ditur se ka kryer 127 vizita publike zyrtare në vitin 2023.

Kjo përfshin vizitat e tij të rregullta te fermerët, duke pasur një mesatare prej një vizite në çdo tri ditë.

“Vetëm në vitin 2023 vizitat publike zyrtare i kam pasur 127, që i bie mesatarisht diku se çdo të tretën ditë unë e kam vizituar një fermer. Unë punoj çdo vikend, pjesën më të madhe të vizitave në terren i realizoj të premten, shtunën dhe të dielave. Këtë pjesën tjetër merrem me aspektin e administrimit dhe menaxhimit”, ka thënë ai.

Ministri, gjithashtu, ka theksuar se ka marrë këshilla të vlefshme nga fermerët, duke e cilësuar atë si një burim të rëndësishëm për të udhëhequr dhe menaxhuar me efikasitet sektorin bujqësor.

“Edhe në vendet e BE-së është një lloj stereotipi posaçërisht për të rinjtë për ata që merren me angazhim në bujqësi, kështu që unë dua ta përçoj mesazhin që ministri i mbath çizmet, herë hypi në traktor, mbaj lopën, nganjëherë delen. Kabinetit tim nuk i vjen mirë që këshillat më të mira i kam marrë nga fermerët”, ka thënë tutje ministri Peci.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika