Ministri rus i Mbrojtjes thotë që në “mobilizimin e pjesshëm” nuk do të përdoren studentët

Presidenti i Rusisë, Vlademir Putin ka njoftuar për një mobilizim të pjesshëm për fushatën ushtarake të vendit në Ukrainë, të cilin e konsideroi si "mobilizim të pjesshëm". Pas kësaj ka reaguar ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili ka thënë se studentët dhe rekrutët nuk do të jenë të përdoren, mes tjerash, ka shtuar se në këtë çështje do të përfshihen personat që kanë përvojë në luftëra

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu





Pas fjalimit të presidentit rus, ministri rus i Mbrojtjes ka dhënë detaje gjersa provonte të zbuste frikën për “mobilizimin e pjesshëm” të papritur në Ukrainë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka thënë se rreth 300 mijë rezervistë do të njoftoheshin dhe se nuk do të merren të gjithë menjëherë, por sipas nevojës.

Shoigu ka shtuar se në këto rrethana studentët nuk do të përdoren dhe mund të “ishin të qetë”. Në mesin e të përfshirëve nuk do të jenë as rekrutët, të cilët nuk do të dërgohen në front.

Shteti rus ka shtuar se në “mobilizimin e pjesshëm” do të përdorë burra që kanë përvojë në betejë.

Në komentet e tij, Sergei Shoigu ka pohuar se më pak se 5 mijë e 937 ushtarë rus ishin vrarë në aksion, një numër shumë më i ulët se vlerësimet e agjencive të inteligjencës perëndimore, raporton BBC.

Qasja e ministrit rus të Mbrojtjes është ndryshim i madh në qasje sepse lufta që shumë rusë janë përpjekur t’a injorojnë, tani situata është bërë më e vështirë sepse në luftë do të përfshihen më shumë persona.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë fjalimit të tij drejtuar popullit në mëngjesin e së mërkurës, ka thënë se është e nevojshme që të marrë një vendim urgjent në mënyrë që sipas tij të mbrohen qytetarët dhe “tokat e çliruara”.

Ai njoftoi një mobilizim të pjesshëm për fushatën ushtarake të vendit në Ukrainë.

“Për këtë kam kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes të pajtohet për ‘mobilizim të pjesshëm’, ka thënë Putin, teksa shtoi se po e bën “për ta mbrojtur mëmëdheun, sovranitetin dhe integritetin territorial, e sigurinë e njerëzve tanë”.

Presidenti rus ka deklaruar se dekreti tashmë është nënshkruar dhe, që nga e mërkura e 21 shtatorit, do të nisë mobilizimi i pjesshëm i rezervistëve ushtarakë.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika