Ministria e Drejtësisë: Mbrojtjen e Thaçit e paguam mbi 3.5 milionë që nga 2020-ta

Ministria e Drejtësisë ka reaguar sot lidhur me Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, të cilët kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ministria e Drejtësisë ka reaguar sot lidhur me Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, të cilët kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, në rastin e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare.

Mbrojtja juridike e ish-presidentit Hashim Thaçi është paguar mbi tre milionë e gjysmë nga buxheti i këtij dikasteri.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social Facebook.

Pasi avokatët e Thaçit u tërhoqën nga rasti me arsyetimin se s’janë paguar, ministria e udhëhequr nga Albulena Haxhiu ka thënë të martën se obligimet ndaj avokatit Luka Misetiq janë kryer në përputhje me Udhëzimin dhe Marrëveshjen.

“Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin 2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro”, thuhet në reagimin e MD-së.

Ministria ka shtuar tutje se për avokatët e tjerë nuk mban përgjegjësi për realizimin e pagesave.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika