Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të ShBA-së

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë konkurs, Ministria ka planifikuar të nominohen gjashtë kandidatë për secilën prej dy akademive, dhe nga kandidatët e nominuar, do të përzgjidhet një për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore të ShBA-së dhe një për të studiuar në Akademinë Ushtarake të ShBA-së

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Saktësisht, Ministria do të bëjë nominimin  e gjashtë kandidatëve prej të cilëve një kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore si dhe nominimin  e gjashtë kandidatëve prej të cilëve një kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë Ushtarake të ShBA-së.

Konkursi do të jetë i hapur prej sot deri më 8 tetor. Procesi i nominimit të kandidatëve do të përfundojë deri më 08.12.2023. Kandidatët e nominuar nga Ministria e Mbrojtjes do të testohen mëtejshëm nga akademitë përkatëse ushtarake në SHBA. Kandidatët duhet të jenë të moshës 18 vjeç dhe të mos kenë kaluar ditëlindjen e 23-të në ditën e fillimit të vitit akademik.

“Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net. Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email [email protected]”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika