Ministria e Mbrojtjes mohon largimet e ushtarëve nga FSK

12 kadetë të rinj të FSK-së janë betuar para kapitenit të Qendrës për Studime Universitare për të filluar studimet katërvjeçare në këtë qendër në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari”. Por, jo të gjithë pjestarët e FSK-së po kanë vullnetin që të vazhdojnë përpjekjen për gradim

Foto ilustrim

12 kadetë të rinj të premten janë betuar për të ecur drejt një rruge universitare që pritet t’i bëjë oficerë në të ardhmen.

Por, jo të gjithë pjestarët e FSK-së po kanë vullnetin që të vazhdojnë përpjekjen për gradim.

Shumë nga ta, duket se në mes të rrugës po heqin dorë nga uniforma e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Zëra të tillë kanë shkuar disa herë edhe në Kuvendin e Kosovës, pikërisht nga deputeti Bekë Berisha që është edhe kryetar i Komisionit për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Sipas tij një sërë arsyesh po i detyrojnë këta ushtarë të rinj, të lënë shpesh jo vetëm ushtrinë por edhe Kosovën.

“Një prej arsyeve të largimeve nga FSK-ja, është transporti, pra duhet të iu mundësohet transporti, veshmbathja ushqimi, pastaj edhe pagat janë të vogla dhe Qeveria duhet të veprojë, ka deklaruar Berisha.

Bekë Berisha, Kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kosovë

Por,  një trend të tillë të largimit po e mohon të jetë shqetësues Koloneli, Sefer Isufi nga Ministria e Mbrojtjes.

“Lidhur me largimin, e përmendur shpesh, të pjesëtarëve të FSK-së, ju njoftojmë se nga analiza dhe vlerësimit i autoriteteve profesionale të Ministrisë sonë, trendi i largimeve individuale nuk është sinjifikativ, por trend që përafërsisht kanë edhe ushtritë e rajonit, por edhe ushtritë e vendeve të NATO-s.”, ka deklaruar Isufi.

Nga ana tjetër deputeti Berisha fton të rinjet e FSK-së që punën në e Ushtrinë e Kosovës ta trajtojnë më shumë sesa një punë të zakonshme.

Përderisa nga Ministria e Mbrojtjes që në përgjegjësi ka ushtrinë thonë se ligji i pagave do të sjellë ndryshim në mirëqenien e pjestarëve.

“ Vazhdimisht, ndër prioritetet dhe preokupimet kryesore të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qenë dhe është, avancimi i kushteve të  shërbimit, si dhe mirëqenia socio-ekonomike e ushtarakëve të FSK-së.  Këtyre prioriteteve do t’u  hapë rrugë miratimi në një të ardhme shumë të afërt edhe i ndryshim/plotësimeve të ligjeve themelore që dje veç kaluan në parim.  Për këtë është duke u punuar vazhdimisht që nga procedimi sa më i shpejtë i ligjit të pagave që do të mundësoj një rritje të kënaqshme, pastaj jemi edhe në procesin e analizës dhe vlerësimit të zbatimit edhe të kompensimeve tjera si: pagesën e rrezikshmërisë në shërbim dhe operacione , pastaj është duke u analizuar edhe pagesa e kujdestarisë”, ka shtuar Isufi.

Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga fundi i viti 2018 ka mandat të plotë ushtarak, ndërsa ka një plan 10 vjecarë të transformimit të plotë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika