Ministrja Haxhiu e quan “skandaloz” vendimin e Gjykatës ndaj Shaban Gogajt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Pejës, e cila ka dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim, Shaban Gogajn, për veprat armëmbajtje pa leje dhe vrasje nga pakujdesia

Albulena Haxhiu





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur “skandaloz dhe të padrejtë” vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, e cila ka dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim, Shaban Gogajn, për veprat armëmbajtje pa leje dhe vrasje nga pakujdesia.

Haxhiu ka thënë se duhet të merren në konsideratë të gjitha rrugët ligjore për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt në mënyrë që “të vendoset ligjshmëria e plotë dhe të jepen vendime meritore”

“Aktgjykimi i sotëm mund të jetë gjithçka tjetër vetëm drejtësi jo!”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, procesi gjyqësor ndaj personit të dyshuar është zhvilluar me shumë probleme dhe është karakterizuar me shumë çështje që e kanë penguar një proces të drejtë dhe efikas.

“Si ministre e Drejtësisë nuk kam mandat e as intencë për të ndërhyrë në asnjë rast gjyqësor, mirëpo është e domosdoshme të theksohet se sikur opinioni publik, jam e shqetësuar me  mënyrën e administrimit të këtij procesi, përfshirë këtu edhe shkallën e dënimit me aktgjykimin e sotëm”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu, ajo ka thënë se shteti i së drejtës kërkon vendosmëri të personave që ushtrojnë detyrën zyrtare në organet që janë bartëse të sistemit të drejtësisë.

Ndërkaq, sipas saj, Kosova ka nevojë për prokurorë “të ndershëm e profesionistë që me precizitet hetojnë rastet dhe po ashtu gjyqtarë që marrin vendime brenda suazave të ligjshmërisë dhe në përputhje me provat e faktueshme të rastit”.





Vrasja e Agonis Tetajt cilësohet si vrasje nga pakujdesia, Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet e gjysmë

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika