Misioni i një djali somalez për të gjetur ushqim

Çdo mëngjes në një qytet kufitar somalez, 11-vjeçari Bashir Nur Salat komploton misionin e tij të ditës pas një gardhi me tela të shtrembër

Bashir Nur Salat
Bashir Nur Salat

Bashir Nur Salat, i ”armatosur” vetëm me këmishën e verdhë të shkollës së një shoku, një libër të huazuar dhe një buzëqeshje dhëmbësh, ai shikon çmimin e tij nga rrjeta: drekën.

Bashir jeton aty ku bashkohen tre kriza, ngrohja globale, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe lufta.

Ai, si miliona të tjerë në Somali, janë në pikëpyetje të asaj që disa punonjës të ndihmave i quajnë “Tre C-të”: ndryshimi i klimës, kostot dhe konflikti.

Nëna 30-vjeçare e Bashirit së bashku me nëntë fëmijët e saj flenë në dy dyshekë.

Familja e Bashirit
Familja e Bashirit

Thatësira më e madhe në katër dekada në Somalinë e shkatërruar nga lufta, e detyroi familjen e saj të linte fermën e tyre tre muaj më parë dhe të lëvizte rreth 100 kilometra në veri në qytetin Dollow, në kufirin me Etiopinë.

Tani, djali i saj drejton një tufë fëmijësh më të vegjël që mblidhen kur Shkolla Fillore Kabasa u shërben nxënësve ushqim. Përmes gardhit me tela të shkollës, fëmijët shikojnë nxënësit brenda duke gëlltitur qull të ngrohtë ose pjata me fasule si pjesë e një programi të mbështetur nga OKB-ja, një nga burimet e pakta të ushqimit në qytet.

Thatësira, e cila filloi vitin e kaluar, parashikohet të përkeqësohet nga ndryshimet klimatike, thonë shumë shkencëtarë dhe organizata humanitare. Një e treta e bagëtive tashmë ka ngordhur nga etja ose uria. Të lashtat dhe pemët frutore janë tharë.

Somalia, e përçarë nga një kryengritje e gjatë islamike, ka nevojë të importojë më shumë ushqime, por njerëzit nuk mund të përballojnë ta blejnë atë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika