Mjeku: 31-vjeçari që goditi Berishën nuk i merrte rregullisht ilaçet

Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut, i cili goditi të martën, kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, ka thënë se 31-vjeçari nuk merrte mjekim rregullisht, gjersa ka theksuar se një prej simptomave që karakterizon personat me sëmundjen e psikozës është çrregullimi i sjelljes

Gert Shehu, ai që e sulmoi fizikisht Sali Berishën





Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit goditi Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit, deklaroi se pacienti i tij nuk merrte mjekim rregullisht.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Lala u shpreh se disa nga simptomat e sëmundjes së psikozës, nga e cila vuan Shehu, janë deluzionet, halucinacionet dhe çrregullim i sjelljes.

“Ai ka qenë me mjekim. Nuk merrte mjekim rregullisht. Ne, ndryshe nga mjekësia e përgjithshme kemi një rubrikë të posaçme (ESM), ekzaminimi i statusit mendor që është standard në të gjithë botën. Historiku i sëmundjes së kaluar në një pacient kur ne bëjmë një raport të caktuar nuk ndryshon. Ekzaminimi i statusit mendor bën pikërisht këtë gjë, si është perceptimi, si është të menduarit, si është sjella, mendimet nëse ka apo nuk ka deluzione. Thelbi i psikozës, minimumi janë dy nga tre simptomat e mëposhtme deluzionet, besimet e gabuara, halucinacionet dhe ajo që është më e rëndësishmja, çrregullim i sjelljes”, theksoi ai.

Ndryshe, Gert Shehu sulmoi mesditën e së martës, kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, i cili ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

Ai e goditi me grusht në fytyrë Berishën, duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u rrah nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së, raporton Euronews Albania.

Shehu u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.

Kush është personi që e sulmoi Sali Berishën?

Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi.

Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Berisha kishte kërkuar të lirohet personi, i cili gjatë ditës së martë, e ka sulmuar fizikisht atë. “Lirojeni mjeranin që më goditi”. Kjo është thirrja e Sali Berishës ndaj autoriteteve, për të riun, Gerti Shehu, që e goditi me grusht mesditën e së martës.

Berisha kërkon të lirohet personi që e sulmoi

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar aktin e dhunës ndaj Berishës. Nga zyra e Kryeministrisë së Shqipërisë kanë thënë se kushdo që përdor dhunë duhet të përballet me forcën e ligjit.

“Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi, dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë së Shqipërisë.

Edi Rama dënon sulmin ndaj Sali Berishës

 

 





Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika