MKRS ndan çmimet vjetore për letërsi

Ministria e Kulturës ka organizuar ceremoninë për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe për çmimet vjetore për letërsi për vitin 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të martën e 14 marsit ka ndarë Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe katër çmime të tjera në fushën e letërsisë, atë për veprën më të mirë në prozë, në poezi, në kritikë letrare si dhe për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe.

Juria, e kryesuar nga Osman Gashi dhe me anëtarët Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gëzim Aliu dhe Azem Deliu, pasi i ka lexuar librat dhe veprat konkurrente për çmimet vjetore dhe nominimet e pranuara për Çmimin për Vepër Jetësore, ka vendosur që:

Me këtë rast, çmimi kryesor, ai për Veprën Jetësore “Azem Shkreli”, iu nda shkrimtarit Zejnullah Rrahmani.

Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” t’i ndahet Veli Karahodës për romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit”.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” t’i ndahet Sabit Bajraktarit për librin “NOAH”.

Çmimi për vepër më të mirë në kritikë dhe estetikë “Ibrahim Rugova” t’i ndahet Haqif Mulliqit për veprën “Henrik Ibsen – fryma e parë e modernes”.

Çmimi për vepër më të mirë të përkthyer nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjeter Bogdani” t’i ndahet Meliza Krasniqit për përkthimin e veprës “Arti i fiksionit” të David Lodge.

Kryetari i jurisë, Osman Gashi, i cili prezantoi raportin e jurisë dhe vendimin për çmimet letrare, tha se juria ka vendosur që të mos e ndajë çmimin e paraparë për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”.

“Çmimin e paraparë për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” juria propozon të mos e ndajë fare.”, tha Gashi

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika