Mos ekzekutimi i pagave- Halli i vazhdueshëm i minatorëve të Trepçës

Është data 23 tetor, por punëtoret e minierës së Trepçës ende nuk i kanë marr pagën e muajit shtator. Televizioni Dukagjini ka qëndruar gjatë ditës në minierë dhe ka mësuar nga punëtoret se vetëm 45% e pagës ju është ekzekutuar me 15 tetor deri 55% ende jo. Nga sindikata kanë bërë të ditur se afati I fundit është 24 tetori

Nga kjo derë hyjnë e dalin çdo ditë, e punën e bëjnë ashtu siç janë kontraktuar.

Por jo çdo gjë për ta shkonë ashtu siç kanë nënshkruar kontratat.

Ekzekutimi i pagës për ta është kthyer në një trishtim.

Ndonëse jemi në fund të tetorit, mbi 700 punëtoret e minierës së Trepçës, pagën e muajit shtator ende nuk e kanë marr.

Afati I fundit është data 10 e çdo muaji, por që këtë herë atyre një pjesë e vogël ju doli vetëm me 15 tetor.

Derisa janë në pritje edhe të 55% të pagës, Gani Osmani punëtorë në ketë minierë tash e katër dekada, thotë se jeta për minatorët është bërë e papërballueshme.

Gani Osmani-Minator I Trepces ka thënë se “As paret për ushqim nuk I kanë qit, dikush ka marr pare edhe borxh,  por ata tash po marrin një kifle ose një xhevrek edhe hin brenda në minier e punojnë, e puna aty nuk mundet mu realizu me një kifle e as me xhevrek”.

I revoltuar me gjendjen në të cilën po kalojnë është edhe Sabri Ismajli.

Sipas tij është për të ardhur keq në gjendjen që ka ra, një nga ndërmarrjet që dikur mbante jo vetëm Kosovën.

Sabri Ismajli-Minator i Trepçës ka theksuar se “Jonë lodh minatorët, ju ka zatet shpirti, tanë janë familjarë, tanë kanë kredi, kanë familjarë të smut dhe është absurd çfarë po ndodhë, në minierë me krahasu më një pagë të kamerierit është absurde”.

Kjo nuk është hera e parë që ekzekutimi I pagës për minatorët, bëhet vetëm pas paralajmërimit të hyrjes në grevë  nga punëtoret.

Lidhur me këtë çështje shpjegim nuk kanë dhënë gjatë ditës menaxhmenti i Trepçës.

Sindikata e punëtorëve, kanë dhënë afat që deri të martën e 24 tetorit të bëhet ekzekutimi i pagave në të kundërtën nuk përjashtohen grevat.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika