Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka paralajmëruar pasoja për ekonominë pas mosmiratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në emisionin FIVE, ai theksoi se ndikimi i kësaj situate do të ndjehet jo vetëm tani, por edhe në vitet e ardhshme.
“Pasojat, impakti i tërë kësaj situate patjetër se do të vërehet në zhvillimin ekonomik”, ka thënë Rafuna.
Ai shtoi se kriza politike që vazhdon 8-9 muaj pas zgjedhjeve të shkurtit ndikon në vendimmarrjen e bizneseve dhe rrit pasigurinë juridike.
“Ajo që është më e rëndësishëm, pasojat në ekonomi do të vërehen në vitet vijuese. Fondet që nuk po jemi në gjendje t’i marrim nga fondet zhvillimore, nga Bashkimi Evropian, mosmiratimi i buxhetit, ajo çfarë nuk mund ta matim është ndikimi në imazhin e përgjithshëm të vendit. Domethënë 8 -9 muaj prej zgjedhjeve të shkurtit kemi krizë politike, natyrisht ndikon që faktorët politik janë të rëndësishëm në vendim marrjen e bizneseve edhe s të tilla do të ndikojnë në rritjen e pasigurisë juridike”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, kjo ka shkaktuar edhe një rënie të interesit të kompanive për të investuar në Kosovë krahasuar me vitet paraprake, pavarësisht se situata ka qenë më e mirë.
“Nuk e di si është gjendja në Oden Ekonomike, por ne kemi rënie edhe të interesit të kompanive që dërgojnë emaila për tu investuar për mjedisin e të berit biznes në Kosovë krahasuar me vitet paraprake mund të them që situata ka qen ëmë e mirë, ka deklaruar ai.