Mot i nxehtë këtë javë, temperaturat mund të arrijnë në 40 gradë celsius

Këtë javë moti në Kosovë pritet të jetë i nxehtë, me temperatura maksimale që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Kjo situatë është rezultat i masave të nxehta të ajrit që vijnë nga Afrika Veriore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se këtë javë temperatura minimale do të lëvizë rreth 15 gradë celsius, kurse ato maksimalet deri në 40 gradë.

“E mërkurë. Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33- 37 gradë Celsius. E enjte-Të enjten parashihet mot me diell, por me rënie të lehta të vlerave të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Të premten – Mot kryesisht me diell. Në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë ndryshime të ndjeshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ky mot, sipas IHMK-së, “me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë sesa vlerat e lartshënuara”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika