MPB-ja lanson projektin për përmirësimin e qeverisjes së migrimit

Objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është që të kontribuojë në përmirësimin e qeverisjes së migrimit, duke u bazuar në evidenca gjithëpërfshirëse dhe të maksimizojë potencialin e migrimit, për të arritur rezultate konkrete të zhvillimit të qëndrueshëm

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur konferenca për lansimin e projektit: “Zgjerimi i Qeverisjes së Migrimit nëpërmjet programimeve të bazuara në evidenca dhe Forcimi i Kapaciteteve të Autoriteteve të Migrimit në Kosovë”.

Në një njoftim për media nga MPB-ja, thuhet se objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është që të kontribuojë në përmirësimin e qeverisjes së migrimit, duke u bazuar në evidenca gjithëpërfshirëse dhe të maksimizojë potencialin e migrimit, për të arritur rezultate konkrete të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Migrimi mbetet një sfidë për shtetin e Kosovës, rajonin dhe më gjerë. Zhvillimet e ndryshme sidomos luftërat dhe konfliktet detyrojnë largimin dhe migrimin nga vendet e ndryshme të botës, të cilët lëvizin përmes rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, prioriteti jonë ka qenë dhe mbetet parandalimin i migrimit të parregullt, duke luftuar grupet kriminale që merren me kontrabandim me migrantë, si dhe duke zgjeruar infrastrukturën  dhe përmirësuar shërbimet për pritjen, akomodimin dhe trajtimin e dinjitetshëm të migrantëve dhe aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare”, ka thënë ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla.

Vlera e projektit është 2.1 milionë franga zvicerane, e financuar nga Konfederata Zvicerane dhe që do të realizohet nga organizata për migrim IOM.

Ministri Sveçla vuri në dukje se ky projekt është i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave në fushën e migrimit.

“Zgjerimi i kapaciteteve dhe infrastrukturës për pritjen dhe trajtimin e migrantëve që është pjesë e këtij projekti, reflekton prioritetet dhe politikat tona shtetërore për: menaxhim të lëvizjeve migratore, si dhe trajtimin e migrantëve sipas standardeve ndërkombëtare dhe parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj”.

Sveçla ka falënderuar shtetin dhe popullin Zviceran, për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për vendin dhe institucionet e Kosovës ndër vite.

Ai tha se Zvicra ka qenë dhe mbetet ndër partnerët kryesorë drejt zhvillimit të shtetit dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika