MPB njofton për gjendjen në komuna, apelon qytetarët të kenë kujdes të shtuar

Ministria e Punëve të Brendshme(MPB) ka njoftuar se aktualisht situata në komunat e prekura nga vërshimet është stabile, duke shtuar se janë në "dispozicion të plotë për veprim në të gjitha komunat e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët pa dallim"

Pas vërshimeve

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për gjendjen aktuale në komunat e prekura nga vërshimet në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme(MPB) ka njoftuar se situata aktuale është stabile, për shkak të ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe rënies së niveleve të ujërave.

“Ministria e Punëve të Brendshme përmes Qendrës Operative Emergjente, mbetet e angazhuar të sigurojë rrugët kryesore dhe alternative të qarkullueshme”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje njoftohet se përmes AME-së dhe në koordinim me Ndërmarrjet Publike, MPB-ja mbetet e angazhuar të sigurojë ujë të pijes, si dhe të plotësojë nevojat të tjera të mundshme të qytetarëve nga zonat e vërshuara.

“Institucionet relevante kanë intervenuar në dy lokacione në Komunën e Skënderajt, në 4 lokacione në Mitrovicë, si dhe janë siguruar cisterna për ujë të pijes në këto dy komuna sipas kërkesave. Në Komunën e Klinës, në disa lokacione ka filluar intervenimi me pompa për largimin e ujit dhe varësisht nga kërkesat do të vazhdojë edhe në zonat tjera të kësaj komune”, thuhet tutje në komunikatë.

Mes tjerash thuhet se janë në dispozicion të plotë për veprim në të gjitha komunat e  Kosovës dhe ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika