Muja: Në kohën e PDK-së s’kemi pasur shtesa për fëmijë, por për viça- të LDK-së kemi shtesa për qen

"Ne prioritetin e parë, sa i përket riqarkullimit të të ardhurave, e kemi dediku tek fëmijët përmes shtesave për fëmijë. Dje e pashë një lajm që komuna e Prishtinës kish me ua dhënë nga 50 euro për adoptimin e një qeni. Tash kjo varet kah i dedikon të hyrat, ne i kemi dedikuar tek fëmijët, ndërsa, në këtë rast komuna e Prishtinës i ka dedikuar për qen"

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja

Deputeti i VV-së, Armend Muja, gjatë seancës së Kuvendit e ka kritikuar propozimin e komunës së Prishtinës, që do të ndajë për secilin qytetar nga 50 euro, nëse adoptojnë një qen endacak.

Sipas Mujës, kjo nuk është e drejtë, pasi është shumë më shumë sesa shtesa për fëmijë, duke theksuar se në kohën e PDK-së s’ka pasur shtesa për fëmijë, por për viça, ndërsa, tash te LDK-ja ka shtesa për qentë.

“Ne prioritetin e parë, sa i përket riqarkullimit të të ardhurave, e kemi dediku tek fëmijët përmes shtesave për fëmijë. Dje e pashë një lajm që komuna e Prishtinës kish me ua dhënë nga 50 euro për adoptimin e një qeni. Tash kjo varet kah i dedikon të hyrat, ne i kemi dedikuar tek fëmijët, ndërsa, në këtë rast komuna e Prishtinës i ka dedikuar për qen. Dhe mendoj që është më shumë sesa shtesat për fëmijë dhe është jo fer. Në vitin 2013 Kosova ka pas 376 mijë lopë edhe viça dhe është bë skema e subvencionimit të viçave. Rreth 85 euro për lopë në mënyrë që të ndihmohen familjet,. 7 vjet s’kemi pas shtesa për fëmijë, por kemi pas për viça. Kjo është implementu në kohën e PDK-së, të LDK-ja për qen… Edhe qentë e meritojnë, por po pajtohem që proporcioni është problematik pa”, ka thënë Muja.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika