Munishi: Nëse Pacolli e blen United duhet ta emërojë Bylbyl Sokolin trajner

Në Angli janë duke qarkulluar lajme në media se biznesmeni nga Kosova, Behxhet Pacolli është i interesuar ta blejë Manchester United.

Lidhur me këtë temë ka folur trajneri i njohur Ismet Munishi në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini.

“Nëse Behxhet Pacolli e blen Manchester United mund ta marrë Bylbyl Sokolin si trajner, sepse është i lirë. Unë dhe Tovërlani jemi të zënë për momentin”, tha ai

Kjo është nata e 12-të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.