Franca thotë se Rusia do të “përgjigjet” për vrasjen e dy francezëve në Ukrainë

Punëtorët duke shkarkuar ndihmat ushtarake që Shtetet e Bashkuara ia dërguan Ukrainës, Kiev, Ukrainë. Fotografi nga arkivi.

Franca ka thënë të premten se Rusia duhet të përgjigjet për vdekjen e dy shtetasve francezë, të cilët u vranë nga një sulm me dronë në rajonin Herson në Ukrainë, derisa po i kryenin detyrat e tyre humanitare.

Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin, shkroi në rrjetin social Telegram se dy shtetas francezë u vranë dhe tre shtetas të huaj të tjerë u plagosën nga sulmi në Berislav, një qytet në veri të Hersonit më 1 shkurt.

Prokudin nuk tregoi se për cilin ekip humanitar punonin ata.

“Barbarizmi rus i ka sulmuar civilët në Ukrainë”, shkroi ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, në rrjetin social X.

“Rusia duhet të përgjigjet për krimet e veta”, shtoi ai.

Reagimi i Francës vjen në ditën kur gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara tha të premten se ka juridiksion në shumicën e aspekteve të rastit që Ukraina e ngriti kundër Rusisë, pak pasi Moska e nisi pushtimin e plotë të vendit fqinj para gati dy vjetësh.

Rasti i ngritur nga Kievi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, akuzon Rusinë se ka shkelur Konventën e Gjenocidit të vitit 1948, duke pretenduar rrejshëm se pushtimi i 24 shkurtit të vitit 2022, u nis në mënyrë që të frenojë një gjenocid të supozuar ndaj rusishtfolësve në lindje të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkroi në rrjetet sociale se “punëtorët e guximshëm humanitarë francezë i ndihmuan popullit dhe ne gjithmonë do të jemi mirënjohës për humanizmin e tyre”.

Hersoni ka qenë në qendër të sulmeve të forcave ruse në muajt e fundit, raporton REL.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika