Murati: Paga mesatare në sektorin publik për vitin 2024 do të jetë 780 euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas mbledhjes së Qeverisë, ka prezantuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024. Ai ka njoftuar se paga mesatare në sektorin publik pritet të rritet vitin e ardhshëm dhe të jetë 780 euro bruto. Kjo ndryshim është parashikuar të ndodhë nëpërmjet rritjes së koeficientit të pagave nga 105 euro në 110 euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas mbledhjes se Qeverise ku u miratua Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2024 ka thënë se do të ketë rritje të pagës mesatare në sektorin publik.

Sipas tij, paga mesatare në këtë sektor për vitin e ardhshëm do të jetë 780 euro bruto.

“…Pra, ky projekt buxhet parasheh që buxheti për vitin 2024 do të jetë në shifrën 3 miliard e 314 milion euro. Dhe siç e theksoi edhe kryeministrit gjatë fjalimin parashihet që kategoria paga dhe shtesa të ketë rritje të koeficientit ashtu siç kemi premtuar në fillim të këtij viti koeficienti i pagave nga 105 euro bëhet në 110 kjo nënkupton që paga mesatare në sektorin publik të jetë rreth 780 euro bruto apo të ketë rritje të theksuar krahasuar me vitet paraprake”, ka thënë Murati.

Murati më tej ka thënë se vlera për shpenzimet kapitale është 860 milion euro, që sipas tij është rritur në krahasim me vitin e kaluar.

“Sa i përket kategorive të tjera të shpenzimeve, tek kapitalet edhe aty ka një rritje, vlera është 860 milion euro tek investimet kapitale, ndërsa te pjesët tjera kryesisht është mirëmbajtur në nivele të përafërta, apo një rritje të lehtë tek kategoria mallra dhe shërbime dhe një tkurrje të lehtë te subvencionet dhe transferet”, ka theksuar Murati.

Edhe kryeministri, Albin Kurti adresimin e tij në mbledhjen ka thënë se do të rriten pagat në sektorin publik dhe se koeficienti i pagave do të jetë 110 euro.

“Për vitin 2024 buxheti do të jetë 3 miliardë euro e 314 milionë euro. Koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro, këtë po e realizojmë, jemi duke i rritur pagat në sektorin publik”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka theksuar se buxheti është rritur si asnjëherë më parë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika