Murati: Raporti eksport-import është përmirësuar gjatë dy viteve të fundit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se gjatë dy viteve të fundit, raporti eksport-import është përmirësuar, ku tashmë është 1:6 krahasuar me vitin 2019, i cili ishte 1:9. Murati shtoi se ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2019, raporti eksport-import i mallrave ishte 1:9.

“Pra, për çdo euro që merrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin”, ka thënë Murati.

Ministri Murati ka theksuar se me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 1:6.

“Ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë”, ka shkruar Murati në Facebook.

Murati ka shtuar se në këto masa mbështetëse bëjnë pjesë 120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike, 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore, 15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese.

Gjithashtu, në këto masa përfshihen 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe certifikim të produkteve, mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika