Mushkolaj thotë se Qeveria ka zgjedhur qasjen e gabuar karshi mediave dhe gazetarëve

Kreu i KMShK-së, Imer Mushkolaj, pas rezultateve të Kosovës në indeksin e lirisë së medieve nga "Reporterët Pa Kufij", ka thënë se ambienti i të bërit gazetari në Kosovë po vështirësohet çdo ditë e më shumë

Kryetari i Komisionit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), Imer Mushkolaj, në një  konferencë për media lidhur me rënien e Kosovës për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”, ka thënë se këto rezultate janë jashtëzakonisht shqetësuese.

“Kjo tregon se ambienti i të bërit gazetari në Kosovë po vështirësohet çdo ditë e më shumë”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë se raporti për Kosovën nuk ka pasur se si të jetë ndryshe, duke pasur parasysh qasjen që institucionet e vendit e kanë karshi mediave dhe gazetarëve.

Për fat të keq ata kanë zgjedhur një rrugë të gabuar në atë që ata e quajnë ose e  konsiderojnë betejë/luftë me mediat. Vazhdimisht, qoftë asociacioni, këshilli apo organizata tjera, e kemi ngritur zërin dhe kemi thënë që kjo nuk është rruga e duhur për shkak se kjo edhe do të pasqyrohet edhe në këto raporte ndërkombëtare, por më së shumti do të pasqyrohet në punën e gazetareve dhe gazetarëve”, ka thënë Mushkolaj.

Ai është shprehur se me këtë qasje të Qeverisë është krijuar situata që gazetarët në teren të jenë cak i lehtë i sulmeve dhe i pengimeve në punën e tyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar sot se Kosova ka shënuar rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij. Në këtë vit, Kosova renditet në vendin e 75-të, ndërsa vitin e kaluar renditej në vendin e 56-të.

Lexo më shumëKosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij

Organizata më e madhe botërore për lirinë e medies jep një sërë arsyesh për përkeqësimin e lirisë së medias në vendin tonë.

“Edhe pse media me sukses vazhdon t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë target i sulmeve politike. Rregullatori joefikas i medieve, KPM, po provon të reformojë veten. Televizioni më i madh, Klan Kosova, ka qenë subjekt i sulmeve administrative nga qeveria, e cila gjithashtu e ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik, RTK me zgjedhjen e një aleati të afërt të partisë në pushtet për drejtor. Mediet në gjuhën serbe, që janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasje në informatat publike, sidomos në gjuhën e tyre, që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika