Musk: SpaceX nuk mund të financojë më internetin në Ukrainë

Elon Musk, shefi ekzekutiv miliarder i SpaceX, tha të premten se kompania e tij nuk mund të financonte "pafundësisht" shërbimin e internetit në Ukrainë me terminalet e saj Starlink

Elon Musk





Që kur filluan të mbërrinin në Ukrainë pranverën e kaluar , terminalet e internetit satelitore Starlink të prodhuara nga SpaceX kanë qenë burim jetik komunikimi për ushtrinë ukrainase, duke e lejuar atë të luftojë dhe të qëndrojë e lidhur edhe pse telefonat celularë dhe rrjetet e internetit janë shkatërruar në luftë me Rusinë.

Deri më tani rreth 20 mijë njësi satelitore Starlink i janë dhuruar Ukrainës. Megjithatë, Musk në Twitter kishte thënë se “operacioni i ka kushtuar SpaceX 80 milionë dollarë dhe do të kalojë 100 milionë dollarë deri në fund të vitit”.

Por këto kontribute bamirëse mund të marrin fund, pasi SpaceX ka paralajmëruar se mund të ndalojë financimin e shërbimit në Ukrainë nëse ushtria amerikane nuk jep dhjetëra miliona dollarë në muaj.

Ushtarët ukrainas me Starlink

 

“Ne nuk jemi në gjendje të dhurojmë më tej terminale në Ukrainë, ose të financojmë terminalet ekzistuese,” ka shkruar drejtori i shitjeve qeveritare të SpaceX, shkruan CNN.

Sugjerimi i SpaceX se do të ndalojë financimin e Starlink vjen gjithashtu mes shqetësimeve në Ukrainë për besnikërinë e Musk. Musk ka postuar në Twitter një plan të diskutueshëm paqeje që do ta detyronte Ukrainën të heqë dorë nga Krimea dhe të kontrollojë rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetsk.

Pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ngriti pyetjen se kë përkrah Musk, ai u përgjigj se “ende mbështes Ukrainën”, por i frikësohet “një eskalimi masiv”.

Antena për sistemin e internetit Starlink

“Ukraina e di se qeveria e saj aktuale dhe përpjekjet e kohës së luftës varen plotësisht nga Starlink,” tha personi i njohur me diskutimet. “Vendimi për të mbajtur Starlink të funksionojë ose jo qëndron tërësisht në duart e një njeriu. Ky është Elon Musk. Ai nuk është zgjedhur, askush nuk ka vendosur t’ia japë atë pushtet. Ai e ka atë për shkak të teknologjisë dhe kompanisë që ka ndërtuar.”

Ndërsa të martën Musk mohoi një raport se ai ka folur me Putinin drejtpërdrejt për Ukrainën. Të enjten, kur një ministër ukrainas shkroi në Twitter se Starlink është thelbësor për infrastrukturën e Ukrainës, Musk u përgjigj : “Ju jeni shumë i mirëpritur. I lumtur që mbështes Ukrainën.”





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika