Musliu: Nuk më është ofruar asnjë mocion nga Haradinaj

Në "FIVE" të RTV Dukagjini, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu thotë se nuk e ka pranuar një mocion për rrëzimin e Kryeministrit Kurti, nga ana e Haradinajt

Ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i cili kishte kërkuar nga partitë opozitare në Kosovë, që ta mbështesin mocionin e propozuar nga partia e tij për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti nga pushteti.

Mirëpo, një mocion të tillë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se nuk e ka pranuar nga ana e Haradinajt.

“Unë e kam thënë te studiot e TV Dukagjinit se asnjëherë nuk më është ofruar një mocion nga Ramush Haradinaj. Jam deputete që 5 mandate, njihem mirë me të, hala një letër nuk ma ka ofruar e të më thotë ‘nënshkruje, se duam ta rrëzojmë Qeverinë’. Ne mundemi të bëjmë filma dhe show, realiteti kur jemi te nënshkrimet, ne e dijmë se sa numra duhen. Po mundohemi ta shpërfaqim paaftësinë e kësaj qeverije dhe këtë po e bëjmë çdo ditë”, ka deklaruar Musliu, në “FIVE” të RTV Dukagjini.

Gjersa e kishte cilësuar Qeverinë Kurti si “një fatkeqësi për Kosovën”, Haradinaj kishte deklaruar se mocioni është rruga e vetme për të shkuar në zgjedhje, derisa tha se është e pamundshme që Kurti ta dorëzojë me vullnet mandatin e tij.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika