Musliu: Sesioni pranveror po mbyllet “shkel e shko” – Fitore Pacolli mashtroi komisionin

Në “FIVE” të RTV Dukagjini, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se sezoni pranveror po mbyllet duke u munduar të shfaqen ndryshe përfundimet e tyre. Sa për mungesën e kuorumit, ajo kritikon shumicën. Kritika Musliu pati edhe për Fitore Pacollin

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e ka cilësuar si “shkel e shko” formën e mbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit e të komisioneve.

Në “FIVE” të RTV Dukagjini, ajo ka deklaruar se të njëjtat po mbyllen duke u munduar t’i shfaqin ndryshe përfundimet e tyre. Sa për mungesën e kuorumit, ajo kritikon shumicën.

“Nesër e kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK-së, aty do diskutojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës së Kuvendit. Sot, pothuajse komisionet parlamentare kanë pasur ditët e fundit për këtë sesion, shumica kanë dështuar në mungesë  të kuorumit. Dihet shumica e prish atë, pakica nuk ka kapacitet. Çka është më e keqja është se sesioni pranveror po mbyllet shkel e shko, duke u munduar që me mashtrime, kamuflazhe me dal si të sukesshëm’, ka deklaruar ajo.

Kritika Musliu pati edhe për Fitore Pacollin. Ajo deklaroi se Pacolli deklaronte se ftesën ministrave për pjesëmarrje në komision nuk ua kishte nisur gjersa përgjigjja e Pacollit ishte ndryshe.

“Sot isha në mbledhjen e komisionit parlamentar për ushqim, bujqësi, zhvillim rural, infrastrukturë e të tjera, sot e mbyllëm sesionin dhe nuk e patëm ministrat përkatës dhe nuk i kemi ftuar asnjëherë që t’i dëgjojmë për punët që janë bërë e as të japin llogari për ato që nuk janë bërë. Kur e pyes kryetaren e komisionit, Fitore Pacolli, se pse nuk kanë ardhur ministrat thotë se s’janë përgjigjur se nuk ka pasur kohë, e kanë agjendën e ngjeshur. Kur e pyes se kur e keni dërguer ftesën, nuk e ka dërguar fare. Domethënë e mashtron komisonin që të mos përballen minsitrat me deputetët. Kjo shumicë parlamentare, kjo qeveri pothuajse të gjitha vendimet i merr në këtë formë. Në mënyrë tinxare e të paligjshme”, ka deklaruar ajo.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca këtë javë.

Njëra do të jetë vazhdim i pikave të papërfunduara, e cila do të mbahet të enjten e 27 korrikut, duke filluar nga ora 11:00, ndërsa tjetra do të jetë seancë e re e do të mbahet të premten duke filluar nga ora 10:00.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila.

Kjo e fundit ka deklaruar se seanca e së premtes do të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika