Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar atë për krizë të vazhdueshme politike dhe bllokim institucional.
Në një postim të publikuar në Facebook, ajo ka paraqitur një sërë kritikash drejtuar Kurtit dhe qeverisjes së tij.
“Sa herë që vendit i duhet stabilitet, Albini sjell krizë. Sa herë që Kosovës i duhet qeveri, Albini sjell bllokim. Sa herë që qytetarët kërkojnë përgjegjësi, Albini ofron propagandë”, ka shkruar Musliu-Shoshi, duke theksuar se kjo qasje po i kushton vendit në çdo drejtim.
Sipas saj, dështimi i Kurtit për të formuar qeverinë nuk është vetëm “dështim politik”, por edhe zhgënjim për qytetarët që kanë besuar në premtimet e tij për ndryshim. Ajo thekson se vendi po humb kohë të çmuar dhe se situata aktuale është dëshmi se “propaganda nuk ndërton institucione”.
“Ky vend ka nevojë për punë, jo për teatrin e radhës. Ka nevojë për udhëheqje të vërtetë, serioze dhe shtetformuese. Jo për eksperimentin që po i kushton Kosovës çdo ditë që kalon”, vazhdon ajo.
Musliu-Shoshi në fund të reagimit të saj ka thënë se “dështimi i Albinit nuk guxon të bëhet dështim i Kosovës”, duke kërkuar përgjegjësi dhe stabilitet politik për të dalë nga situata e krijuar.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar atë për krizë të vazhdueshme politike dhe bllokim institucional. Në një postim të publikuar në Facebook, ajo ka paraqitur një sërë kritikash drejtuar Kurtit dhe qeverisjes së tij.
“Sa herë që vendit i duhet stabilitet, Albini sjell krizë. Sa herë që Kosovës i duhet qeveri, Albini sjell bllokim. Sa herë që qytetarët kërkojnë përgjegjësi, Albini ofron propagandë”, shkruan Musliu-Shoshi, duke theksuar se kjo qasje po i kushton vendit në çdo drejtim.
Sipas saj, dështimi i Kurtit për të formuar qeverinë nuk është vetëm “dështim politik”, por edhe zhgënjim për qytetarët që kanë besuar në premtimet e tij për ndryshim. Ajo thekson se vendi po humb kohë të çmuar dhe se situata aktuale është dëshmi se “propaganda nuk ndërton institucione”.
“Ky vend ka nevojë për punë, jo për teatrin e radhës. Ka nevojë për udhëheqje të vërtetë, serioze dhe shtetformuese. Jo për eksperimentin që po i kushton Kosovës çdo ditë që kalon”, vazhdon ajo.
Musliu-Shoshi përmbyll reagimin e saj me paralajmërimin se “dështimi i Albinit nuk guxon të bëhet dështim i Kosovës”, duke kërkuar përgjegjësi dhe stabilitet politik për të dalë nga situata e krijuar.