Mustafi tregon detajet e ngritjes se flamurit kombëtar, edhe për dënimin e tij nga Policia e Serbisë

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka thënë se ai e ka ngritur ngritjen e flamurit në  Bujanocë nuk e ka bërë që të bëjë nxitje të urrejtjes

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi





Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka treguar detaje pse është dënuar nga shteti i Serbisë lidhur me ngritjen e Flamurit kombëtarë në  Bujanocë, ku rrëfyer se kjo nuk është hera e parë që është duke u dënuar për një ngritjen e flamurit.

“Procesi i katër rrezikon që të kalojë në vepër penale nga kjo kundërvajtje për shkak të recidivizmit të vetëdijshme, ashtu siç e kam deklaruar në gjykatë unë në mënyrë të vetëdijshme e bëjë këtë akte sepse e ndje përgjegjësin për votën dhe mbështetjen e shqiptarëve që ma kanë dhënë edhe ndej përgjegjësin historike të shqiptarëve  për më shumë liri e barazi”, ka deklaruar Mustafi.

Tutje ai ka theksuar se Flamuri i kombëtar është sinonimi i përpjekjeve edhe sakrificave e vuajtjeve të shqiptarëve  ndër vite.

Nexhemdin Sapahiu e ka pyetur Mustafin se a e ka ngritur ndonjë herë flamurin e Kosovës për 17 Shkurt?

Mustafi është kundërpërgjigjur duke thënë “jo kjo është vërtetë se nuk e kemi ngritur flamurin e Kosovës”.

“Më 17 Shkurt e festojmë si ditë kombëtare të shqiptarëve të cilën e ka përcaktuar Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi , këtë nuk e kam bërë unë kjo ka ndodhur më herët”, ka shtuar ai.

Më tej, Mustafi ka thënë se ngritja e flamurit në  Bujanocë ka qenë për festë edhe nuk ka qenë për qëllime nxitjes së urrejtjes.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika